E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi, ja si do të regjistrohen automjetet me targat e reja

SHKRUAN: Sabina Veizaj 03-02-2011 11:54

Në qoftë se ndryshon vendbanim dhe të del si domosdoshmëri që automjetin ta pajisësh me një targë të re, do t’u nënshtrohesh disa ndryshimeve që i janë bërë udhëzimit për regjistrimin e mjeteve rrugore.

Me qenë se, duke nisur nga viti që sapo kemi hyrë, do të fillojë pajisja me targat e reja, Ministria e Transporteve ka propozuar procedurat e pajisjes me targa të reja nëpërmjet një udhëzimi të posaçëm. Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve, i publikuar dje në Fletoren Zyrtare, synon të mos ketë probleme në pajisjen me targa gjatë regjistrimit të automjeteve. Sipas ndryshimeve në udhëzim, i nënshtrohen atij të gjithë personat që kanë një mjet motorik që nga ciklomotorët deri tek automjetet. Duke iu referuar ndryshimeve në udhëzim, për subjektet juridikë, të cilët do të regjistrojnë mjetet motorike që disponojnë, duhet të paraqesin ekstraktin e QKR-së në origjinal dhe kartën e identitetit, kjo e fundit, pasi fotokopjohet dhe legalizohet nga nëpunësi i pranimit sipas rregullave në fuqi, i kthehet përsëri klientit. Në të njëjtën kohë, kur pronari i mjetit motorik, i çfarëdo lloji qoftë, ndryshon rrethin e vendbanimit, dorëzon targat vetëm nëse ato janë të sistemit të vjetër dhe, sipas procedurave të përcaktuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit dhe Qarkullimit Rrugor, magazinon targat nëse ato janë sipas sistemit të vjetër, duke i dorëzuar klientit targat e reja të mjetit. Ndërsa, kur kemi të bëjmë me një mjet motorik që është e tipit ciklomotor, dhe kur pronari ndryshon rrethin e vendbanimit, dorëzon shenjën e identifikimit të ciklomotorit vetëm nëse ajo është sipas sistemit të vjetër. Po sipas ndryshimeve në udhëzim, sipas procedurave të përcaktuara nga DPSHTRR-ja, magazinohet shenja e identifikimit të ciklomotorit, vetëm nëse ajo është sipas sistemit të vjetër. Në të njëjtën kohë, klientit i dorëzohet shenja e re e identifikimit të ciklomotorit, në rastet kur ky i fundit ka pasur shenjë identifikimi të sistemit të vjetër.

Përsa i përket përsëritjes së autorizimit të provës, udhëzimi i ri dikton që zyra e regjistrimit të bëjë shënimet përkatëse në regjistrin e targave të provës. Sipas procedurave të përcaktuara nga DPSHTRR-ja, magazinon targën vetëm nëse ajo është

sipas sistemit të vjetër dhe i dorëzon subjektit targën e re të provës, vetëm në rastet kur subjekti ka pasur targë të sistemit të vjetër.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›