Vendimi për Tiranën, PS "kërcënon" sërish
“Pas Beratit, KQZ-ja mbajti peng për llogari të Sali Berishës edhe Tiranën, në kundërshtim flagrant me ligjin dhe të drejtën elementare të Partisë Socialiste për të zbardhur përpara syve të të gjithë popullit të vërtetën e dhjetëra kutive të dyshuara në Tiranë, njësoj si në Berat. Shqiptarët po shohin, ditë për ditë, se Sali Berisha i friket të vërtetës që gjendet në kutitë që ka marrë peng përmes një KQZ-je të dhunuar nga katër ushtarë të verbër të pushtetit të tij”-tha zëdhënësja e kësaj partie Armela Imeraj.
Ajo shtoi se shqiptarët po kuptojnë se rezultatet e 28 qershorit nuk janë pasqyrë besnike e vullnetit të tyre, po produkt i makinacioneve të një pushteti që u mohoi atyre zgjedhje të lira dhe sipas standardeve evropiane.
“Sali Berisha përsëriti sot me Tiranën atë që bëri dje me Beratin, ne përsërisim sot pas Tiranës atë që thamë edhe pas Beratit: Nuk i njohim rezultatet e këtyre zgjedhjeve nëqoftëse nuk behet transparenca për të gjitha kutitë e dyshuara dhe të kontestuara ligjërisht prej nesh. Nuk i njohim rezultatet e këtyre zgjedhjeve nëqoftëse një populli të tërë i mohohet me dhunë antiligjore e drejta për të lexuar në dritën e diellit vendimin e vet sovran”-tha më tej zëdhënësja.