E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi per Breivik ne korrik

Avokatët e të dyja palëve në procesin gjyqësor që ka zgjatur plot 10 javë, të vrasësit Breivik në Norvegji kanë deklaruar në një konferencë për shtyp se ishin të sfilitur por kishin bërë të pamundurën për të paraqitur më së miri shoqërinë norvegjeze. Në një ditë të ngarkuar me emocione, pala mbrojtëse ka kërkuar që klienti i saj të shpallet i shëndetshëm mendërisht dhe t’i lejohet që të marrë përgjegjësinë për krimet e kryera. Fjala përmbyllëse e avokatit Geir Lipestad erdhi një ditë pas kërkesës së prokurorisë, e cila kërkoi që Breivik të shpallej si I çmendur, ndërkohë që gjykatësit do të marrin një vendim në 20 korrik ose në 24 gusht. Breivik ka rrëfyer se ka vrarë 77 persona në korrik të nëj viti më parë. Nëse do të gjykohet si I sëmurë mendot ai do të mbyllet në një spital psikiatrik dhe nuk do të shkojë në burg. Duke iu drejtuar mediave në një deklaratë të fundit për shtyp, prokurorja Inga Bejer Engh u shpreh se do të kishte dëshiruar të jepte më shumë material gjatë seancës gjyqësore, por gjithësesi ishte e bindur se vendimi do jetë I kënaqshëm.

"Do më kishte pëlqyer që vendimi të kishte dalë sot, në mënyrë që ta quanim dhe procesin gjyqësor të përfunduar. Por meqë nuk kemi arritur ende në një përfundim atëherë do na duhet të rikthehemi sërish në këtë sallë. Por kjo nuk do të thotë se nuk e kuptojmë ankthin që popërjetojnë familjarët e viktimave dhe të gjithë njerëzit që janë prekur nga kjo ngjarje.

Prokurori I ri Svein Holden gjeti rastin të falenderonte policinë norvegjeze, e cila ka qenë në qendër të kritikave për faktin se nuk reagoi menjëherë ditën e masakrës.

"Policia ka bërë një punë të shkëlqyeshme pasi kanë grumbulluar nëj numër të madh provash dhe informacionesh. Një nga arsyet për këtë është se policia nuk ëshët dorëzuar asnjëherë. Ata kanë hetuar dhe kanë kërkuar në cdo pistë të mundshme. Kjo do të thotë sigurisht që hetimet ende po vazhdojnë, por kjo është nëj rrethanë që nuk ka impact me këtë situatë gjithësesi.

Geir Lippestad, i cili ka mbrojtur Breivik për dhjetë javë, është shprehur se është përpjekur të bëjë drejtësi në sistemin dhe shoqërinë norvegjeze.

M "Që nga momenti që thashë “po” për herë të parë, nuk ka pasur asnjë sekondë që nuk kam menduar ët dorëohem, por ka pasur dhe shumë momente të tjera se puna e shumtë ishte si një mal të cilin nuk mund ta ngjisja. Por kemi qenë një skuadër prej katër personash dhe kemi punuar me turne. Dhe kjo ka qenë një gjë shumë e mirë. Nuk mund të kasha bërë asgjë I vetëm. Nëse do e kasha bërë do të kasha vdekur kohë më parë. Gjatë kësaj kohe kam ndjerë gjithashtu se shoqëria norvegjeze dëshironte që ky process gjyqësor të përfundonte në një mënyrë shumë dinjitoze dhe ky ka qenë një motivim për mua.
"Nëse do ju thoja që nuk kam qenë nervoz apo me moral të rënë, ose I tensionuar do ju gënjeja. Mendoj se i kam përjetuar të gjitha këto emocione, nervozismin, pesimizmin dhe të qënurit I tensionuar dhe mendoj se është dukur qarët kur kam qenë në këtë gjendje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›