E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton ne samitin e Bazilit premton 2 miliarde investime

Sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton është takuar me krerët e shteteve në samitin e Rios. Klinton ka zhvilluar takime bilaterale me kryeministren australiane Julia Gillard, kryeministrin libanez Najib Mikati dhe presidentin serb Tomislav Nikolic pasi ka mbajtur një fjalim për të pranishmit në sesionin plenar. Më herët Klinton kishte bërë public planin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të investuar rreth 2 miliard dollarë për projektet në fushën e energjisë së riciklueshme në Afrikë. Konferenca Rio 20 pritet të përfundojë nën një stuhi kritikash për shkak të premtimeve të pambajtura për të përcaktuar objektiva të qartë mbi zhvillimin. Shumë delegaciobe dhe organizatorë të samitit por dhe ambientalistë të zemëruar si dhe grupe aktivistësh janë shprehur se dokumenti përfundimtar i konferencësh është shumë i dobët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›