E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimi për kompensimin financiar, AKKP-ja zbardh emrat e 163 fituesve

Janë 500 milionë lekë që do të ndahen nga 163 pronarët që fituan fondin e 2008-s. Drejtori i AKKP-së sqaron mënyrën e kualifikimit dhe rregullat për fondin e vitit 2009

Tiranë - Zbardhen 163 pronarët që do të kompensohen me pagesë nga Agjencia e Kthimit dhe e Kompensimit të Pronave. Nga AKKP-ja është përfunduar vlerësimi i kërkesave të subjekteve të shpronësuara për përfitimin nga fondi prej 500 milionë lekësh, të vënë në dispozicion nga qeveria për kompensimin financiar. “Vendimi i fundit përfitues nga ky fond daton më 26 korrik 1995. Ky është fondi i vënë në dispozicion nga qeveria shqiptare për vitin 2008. Për vitin 2009 qeveria ka kaluar në dispozicion të AKKP-së një fond prej 600 milionë lekësh, shpërndarja e të cilit do të fillojë se shpejti, pas daljes së VKM-së përkatëse. Në përfundim të seleksionimit, nga 740 kërkesa të administruara kanë rezultuar fituese nga fondi i kompensimit i vitit 2008 163 subjekte të shpronësuara sipas renditjes kronologjike. Subjektet që kanë paraqitur vendime të ish-komisioneve, që datojnë para datës 26 korrik 1995 dhe nuk janë në listën e fituesve, janë skualifikuar për arsye se kanë pasur vendime për kthim prone. Janë trajtuar të gjithë ata pronarë apo një pjesë e trashëgimtarëve të tyre me tokë nga Ligji 7501”, - ka deklaruar dje kreu i AKKP-së, Elvis Çefa.
Problemet
Sipas kreut të AKKP-së, një pjesë e dokumentacionit të depozituar nga pronarët ka pasur probleme, çka ka çuar dhe në skualifikimin automatik të tyre. Ka pasur probleme thelbësore hartografike në vendimet e tyre, kanë pasur mungesa të dëshmive të trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e subjektit përfitues që nuk jetojnë më. AKKP-ja fton të gjithë subjektet e shpronësuara përfituese sipas listës, që duke filluar nga data 3 shkurt 2009 të paraqiten pranë AKKP-së për të depozituar numrin e llogarisë në të cilin do të bëhet derdhja e shumave respektive. AKKP-ja fton personat që kanë aplikuar, por që rezultojnë jofitues të fondit, të vënë dokumentacionin në dispozicion për vitin 2008, me qëllim që me daljen e VKM-së për procedurat e shpërndarjes të fondit të kompensimit financiar të vitit 2009, të paraqesin në AKKP vetëm kërkesën dhe deklaratën me shkrim. Këta persona nuk do të paguajnë tarifën e përcaktuar”, -ka sqaruar dje Çefa.
Saktësimet
Kreu i AKKP-së ka kërkuar dje nga të gjitha subjektet e interesuara për të përfituar nga fondi i caktuar nga qeveria për vitin 2009 të kryejnë të gjithë hapat e nevojshëm proceduralë për të saktësuar parregullsitë e konstatuara në dokumentacionin e tyre. Çefa ka theksuar se kjo është një procedurë e domosdoshme, pasi problemet në dokumentacion dhe sidomos ato në hartografi, ”djegin” automatikisht subjektet pretenduese. ”AKKP-ja fton personat, dokumentacioni i të cilëve ka rezultuar me mangësi hartografike, që të paraqesin menjëherë kërkesën e tyre në AKKP për saktësimin e hartave në mënyrë që të riklasifikohen për t’u trajtuar me kompensimin financiar të radhës. Të gjithë aplikuesve do t’u dërgohet në adresat e depozituara vendimi i AKKP-së për kompensimin financiar, në të cilin do të jenë edhe të gjithë sqarimet e nevojshme”, - tha Çefa.

Lista e 163 pronarëve që do të përfitojnë nga kompensimi financiar

Nr. rendor Nr.Kërkesës Subjekti i shpronësuar Vendimi Qarku
Datë Muaj Viti
1 478 JOLANDA GOGA 7 10 1993 DURRËS
2 119 SALI MUSAI 18 11 1993 ELBASAN
3 616 HASIM HYKA 25 11 1993 TIRANË
4 693 EMIN BREGU 30 11 1993 KORÇË
5 537 GËZIM SHTINI 13 1 1994 DURRËS
6 98 HALIT NDREU 20 11 1994 DURRËS
7 583 ARSINOI STAVRE 21 1 1994 KORÇË
8 390 FONI PIHIJONI 4 2 1994 KORÇË
9 691 ISUF PUKA 4 2 1994 DURRËS
10 394 NIKOLLA SHPOFI 11 2 1994 DURRËS
11 226 BARDHYL KËLLIÇI 2 3 1994 DURRËS
12 730 HAXHI SHTRAZA 3 3 1994 DURRËS
13 340 ARGIR BOLLO 8 3 1994 DURRËS
14 286 RIZA&NEZIR KRAJA 10 3 1994 SHKODËR
15 715 XHEVDET HAFIZI 10 3 1994 SHKODËR
16 364 DHIMITËR GJERGO 18 3 1994 DURRËS
17 398 MIHAL KORETA 22 3 1994 DURRËS
18 4 BELKIZE LITJA 25 3 1994 LEZHË
19 436 KOSTA SHKURTI 26 3 1994 FIER
20 721 THANAS SYLARI 1 4 1994 FIER
21 519 FETAH KINGJI 12 4 1994 KUKËS
22 493 GJENA KULE 15 4 1994 BERAT
23 376 HAJDIJE XHAFA 23 4 1994 TIRANË
24 659 IRINI BIDOSHI 12 5 1994 DURRËS
25 256 XHEMAILE HIDRI 25 5 1994 DURRËS
26 508 ALEKSANDRA LIGORI 27 5 1994 GJIROKASTËR
27 482 SHEFQET MBOLE 9 6 1994 VLORË
28 272 ISUF HASANPAPAJ 10 6 1994 KUKËS
29 533 RRAPUSH BAXHAKU 15 6 1994 ELBASAN
30 515 FATIME BEQIRI 30 6 1994 TIRANË
31 410 SANABER ZAKE 8 7 1994 KORÇË
32 675 AISHE DUKA 8 7 1994 ELBASAN
33 534 RIFAT MANI 18 7 1994 SHKODËR
34 492 HAJRI BAÇI 19 7 1994 TIRANË
35 66 SAMI XHAKUPI 20 7 1994 TIRANË
36 303 HYSEN NALLBANI 20 7 1994 TIRANË
37 275 REMZI NAZIFI 22 7 1994 KORÇË
38 417 MUSA DELIMETA 22 7 1994 ELBASAN
39 476 HASAN DREDHASI 22 7 1994 KORÇË
40 357 SHAQIR PILAVI 28 7 1994 ELBASAN
41 375 ALI GLINA 29 7 1994 KORÇË
42 380 NAILE AGA 3 8 1994 TIRANË
43 702 LLAMBI GOREJA 3 8 1994 DURRËS
44 406 SOFIA KRISTO 5 8 1994 KORÇË
45 608 SHYQYRI ÇAUSHI 8 8 1994 TIRANË
46 626 SOTIR XHAVARA 16 8 1994 GJIROKASTËR
47 135 NISI XHUMETIKU 19 8 1994 KORÇË
48 263 RIZA QOLI 24 8 1994 ELBASAN
49 86 REXHEP ILJAZI 26 8 1994
50 61 THOMA KONDILI 26 8 1994 KORÇË
51 301 TONIN SHIROKA 30 8 1994 SHKODËR
52 172 HASIM BEQIRAJ 2 9 1994 FIER
53 306 LIRI KOVAÇI 9 9 1994 KORÇË
54 697 VELI MATRAXHIU 10 9 1994 ELBASAN
55 276 HAZBI LAÇI 24 9 1994 SHKODËR
56 591 MYFIT&MUSTAFA SADIKU 26 9 1994 SHKODËR
57 363 ELEZ&MIDE SINANI 29 9 1994 SHKODËR
58 707 ALUSH SINANI 29 9 1994 SHKODËR
59 14 MUHAMET QOSHJA 30 9 1994 LEZHË
60 307 RUBIJE QAFA 4 10 1994 BERAT
61 381 MENDUH DIBRA 7 10 1994 SHKODËR
62 255 HANIFE META 17 10 1994 DIBËR
63 393 ALI CAFI 31 10 1994 LEZHË
64 494 ALI CAKE 11 11 1994 KORÇË
65 155 ANASTAS BUFI 18 11 1994 TIRANË
66 621 NEXHMIJE ANAMALI 18 11 1994 SHKODËR
67 736 ILO PANO BIXHO 18 11 1994 KORÇË
68 228 QASHIP KAZAZI 25 11 1994 TIRANË
69 557 NEXHAT ZAJA 29 11 1994 LEZHË
70 234 BEKTASH DINAJ 1 12 1994 FIER
71 294 ZYBER ÇAJUPI 6 12 1994 DURRËS
72 10 AHMET SHAQIRI 13 12 1994 GJIROKASTËR
73 209 SHAQIR XHEPEXHIU 16 12 1994 FIER
74 667 TEKI GURA 20 12 1994 KORÇË
75 512 MYSLIM SALIU 29 12 1994 ELBASAN
76 335 NEVZAT&AGIM XHUTI 30 12 1994 FIER
77 586 MYSLIM BAKALLI 30 12 1994 TIRANË
78 434 RUSHIT HOXHA 13 1 1995 KORÇË
79 85 MUHARREM KURTI 16 1 1995 FIER
80 308 SAFIRE XHAMAJ 24 1 1995 VLORË
81 676 SHUAIP RUDI 28 1 1995 DURRËS
82 220 ABAZ CAFI 30 1 1995 LEZHË
83 607 VLLAS AVRAMI 31 1 1995 VLORË
84 466 GRIGOR BUDA 1 2 1995 ELBASAN
85 637 ISA ÇELIKU 8 2 1995 GJIROKASTËR
86 365 THIMI MILO 9 2 1995 KORÇË
87 28 PERTEFE HASHKAJ 13 2 1995 SHKODËR
88 254 SERVETE META 13 2 1995 SHKODËR
89 249 LYTFIJE PALLUQI 15 2 1995 ELBASAN
90 38 MEMISHA METAJ 23 2 1995 VLORË
91 601 STAVRI&JANI BRATJA 23 2 1995 DURRËS
92 669 XHELADIN BUSHATI 25 2 1995 SHKODËR
93 180 RUZHDI KALEJ 28 2 1995 LEZHË
94 391 LEZE LORENCI 28 2 1995 LEZHË
95 100 MUHAMET ÇELIKU 3 3 1995 KORÇË
96 550 NJAZI OSMANI 10 3 1995 KORÇË
97 259 ALIJE TOQI 11 3 1995 ELBASAN
98 179 ENRIK VUKAJ 16 3 1995 DURRËS
99 680 BEDIHA BORIÇI 20 3 1995 SHKODËR
100 244 NJAZI MYTERIZI 21 3 1995 VLORË
101 724 FROSINA DOGA 21 3 1995 VLORË
102 488 ANGJELIN LEKA 24 3 1995 SHKODËR
103 455 NIKOLL NDOCI 28 3 1995 SHKODËR
104 491 JORGJI LUBONJA 31 3 1995 KORÇË
105 266 JORGJI STASTOLI 9 4 1995 BERAT
106 37 SEFEDIN LAMÇE 12 4 1995 BERAT
107 551 PETREF MEBELLI 12 4 1995 FIER
108 565 FATUSHE MIRAKU 14 4 1995 ELBASAN
109 507 PASHK HASANAJ 18 4 1995 LEZHË
110 531 HYSNI SELENICA 21 4 1995 KORÇË
111 635 PETRAQ&JORGJI MELE 21 4 1995 KORÇË
112 477 OSMAN BANUSHI 26 4 1995 TIRANË
113 475 SYRRI BORIÇI 26 4 1995 SHKODËR
114 68 SABRI DVORANI 28 4 1995 KORÇË
115 536 NDREÇI DHE VASIL SUBASHI 28 4 1995 KORÇË
116 40 LIGOR CANI 5 5 1995 KORÇË
117 101 MEHDI RAMIZI 5 5 1995 KORÇË
118 717 SOTIRAQ LLAZARI 5 5 1995 KORÇË
119 713 ZEQINE BEGOLLI 7 5 1995 TIRANË
120 646 BELKIZE KRUJA 8 5 1995 SHKODËR
121 511 MARJANTHI DUKA 12 5 1995 KORÇË
122 248 KONXHE DODI 14 5 1995 BERAT
123 338 IBRAHIM ÇOBO 15 5 1995 GJIROKASTËR
124 164 NOVRUZ DALIPI 16 5 1995 VLORË
125 395 NIKOLLAQ PAPA 18 5 1995 FIER
126 679 KALIE PUSHI 18 5 1995 BERAT
127 695 TRASHEGIMTARET TRESKA 19 5 1995 KORÇË
128 97 RROK GAJTANI 22 5 1995 SHKODËR
129 77 DIN FRASHNI 26 5 1995 LEZHË
130 246 REXHEP TRASHANI 26 5 1995 LEZHË
131 579 AXHEM HAXHIRAJ 30 5 1995 VLORË
132 290 DHIMITRI TURTULLI 2 6 1995 KORÇË
133 159 TOFIK JEGENI 4 6 1995 TIRANË
134 389 FADIL HYKA 8 6 1995 TIRANË
135 332 NURIE GREBLLESHI 8 6 1995 TIRANË
136 723 TRASHEGIMTARET DRAÇINI 9 6 1995 TIRANË
137 29 JANI, MINELLA PINE 16 6 1995 KORÇË
138 315 LIN KRAJA 21 6 1995 SHKODËR
139 530 SHEFQET ÇANO 21 6 1995 GJIROKASTËR
140 542 ZENEL IBRAHIMI 21 6 1995 KORÇË
141 198 ASLLAN MATJA 22 6 1995 DURRËS
142 370 KADRI HYSKO 22 6 1995 BERAT
143 407 SABRI SGURA 22 6 1995 DURRËS
144 623 DALLANDYSHE& ESAT SPAHIU 22 6 1995 BERAT
145 76 FADIL MOLLA 23 6 1995 LEZHË
146 240 MARK LLESHI 23 6 1995 LEZHË
147 440 ATHANAS SHEDINI 23 6 1995 TIRANË
148 603 JANI LEKA 23 6 1995 TIRANË
149 698 FEHTI BORIÇI 3 7 1995 SHKODËR
150 374 HALIL MEKO 5 7 1995 TIRANË
151 165 PETRAQ PEÇI 7 7 1995 KORÇË
152 465 MINUSHE KARAPICI 7 7 1995 TIRANË
153 193 SPIRO DHIAMANTI 11 7 1995 TIRANË
154 156 RUSTEM THAÇI 13 7 1995 SHKODËR
155 5 VIOLETA GJATA 17 7 1995 TIRANË
156 638 SANIJE SPAHIJA 17 7 1995 SHKODËR
157 453 TONIN SARAÇI 19 7 1995 TIRANË
158 74 HAZIS SULA 21 7 1995 DIBËR
159 274 SOFIE HYSO 24 7 1995 VLORË
160 3 HAJRIE LITJA 26 7 1995 LEZHË
161 65 ISA ÇELKUPA 26 7 1995 LEZHË
162 262 NURIJE LAHI 26 7 1995 LEZHË
163 734 XHEMAL EMINI 26 7 1995 LEZHË

3 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›