Vendimi për kutitë, Ruçi: Nuk tërhiqemi nga transparenca

Kreu i grupit kuvendor, Gramoz Ruçi, ka theksuar se vendimi i djeshëm nuk do të mundë të varrosë të vërtetën e zgjedhjeve të 28 qershorit.
“Tashmë e vërteta për zgjedhjet e 2009 nuk mund të ike dhe nuk mund të varroset dot. Ditën e varrimit të djegies së procesit zgjedhor na Berisha na ftoi dhe ne, opozitën. Por, tani të gjithë e kanë marrë vesh se ku fle lepuri. Ne do jemi çdo ditë në protestë për votën e lirë”, ka thënë Ruçi gjatë një konference shtypi.
Ai shtoi se vendimi ishte i parapërgatitur nga Berisha më parë dhe se për PS-në nuk ishte e habitshme. “Vendimi për djegien e fletëve të votimit nuk ishte e papritur por një skemë e ideuar nga dirigjenti Berisha dhe dje Ristani, shërbyesi i verbër në kundërshtim me ligjin bëri realitet implementimin e regjisë. Ristani realizoi skenarin që kishte hartuar regjisori i tij. Materiali që përmbajnë kutitë nuk mund të varroset dot. Ne do vazhdojmë të jemi cdo ditë në protestë për votën e lirë”, theksoi Ruçi.
Drejtuesi i deputetëve socialist paralajmëroi se opozita nuk do të tërhiqet nga kërkesa e saj për transparencën e zgjedhjeve. Ai foli gjithashtu edhe për akuzat që Berisha hodhi nga Prokurorisë së Përgjithshme, duke e lidhur këtë me vendimin e djeshëm të Prokurorisë që hodhi poshtë akuzat ndaj kreut të PS-së, Edi Rama.
“Berisha sulmoi Prokuroren e Përgjithshme, pasi mori vesh se ajo deklaroi, duke rrëzuar akuzat e Berishës ndaj Edi Ramës, si shpifje, një sajesë të turpshme dhe si një bllof atë që Berisha e bëri vjershë në gojën e të gjithë deputetëve të mazhorancës, për një 20 përqindsh”, ka pohuar Ruçi.
2010-12-30 14:33
[