Shalsi: Qeveria dështoi me korrupsionin

Duke reaguar pas bilanceve që bëri mbrëmë kryeministri, deputeti i opozitës tha se skandalet e shumta të korrupsionit të kësaj qeverie janë tiparet e këtij pushteti që nuk ka asnjë lidhje me hallet e popullit.
“Kryeministri e cilëson arritje të madhe luftën kundër korrupsionit, ndërkohë që korrupsioni është emblema e kësaj qeverie. Të gjithë shqiptarët e dinë se po trajtohen si plaçkë lufte e një koalicioni që rri bashkë vetëm si pasojë e korrupsionit. Majlinda, Genci, Iliri, Petriti, Albana, Mimoza, Ridvani, Luli, Fatmiri, këta janë simbolet e korrupsionit, njerëzit të cilëve Saliu u shtrëngon përditë dorën e po u fal edhe vendin copa copa. Korrupsioni sot nuk është problem i vendit, ai është sistemi që po qeveris nëpërmjet pushtetit”, theksoi ai.
Shalsi shtoi se shqiptarët sot vuajnë nga abuzimi e keqqeverisja, teksa ka shtuar se qeveria aktuale nuk është zgjidhja por problemi i shqiptarëve.
2010-12-29 17:00
[