E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendimi pritet sonte

(E plotësuar) Prokurori Sualustro i ka kërkuar trupit gjykues të caktoj masë të paraburgimit për deputetin Fatmir Limaj.

Vendimin Gjykata pritet ta marr sonte ose më se largu deri nesër në mengjes.  

---

Në vazhdimin e pjesës së dytë të seancës fillestare në procesin “Kleçka”, mbrojta e të gjithë të akuzuarve ka kërkuar nga trupi gjykues largimin e masës së arrestit shtëpiak.

Por, këtë e ka kundërshtuar prokurori Salustro, i cili ka thënë se masa duhet të mbetet ashtu siç është.

Gjyqtari ka deklaruar se do të shqyrtoi ketë kërkesë dhe pastaj të marr vendim.

Palët ndërkaq janë pajtuar që numri i dëshmitarëve nga 43 të zvogëlohet në 13.

Seanca e radhës për këtë proces është caktuar me datën 23 prill në orën 10:00.

----

Në Kinemanë “ABC” në Prishtinë ka nisur sot seanca e parë fillestare në rastin “Kleçka”. Të pranishëm në seancë janë dhjetë të akuzuarit.

Prokurori i rastit, Maorizio Salustro, ka kërkuar që të mos lexohet fare aktakuza, pasi që ajo është e njohur për të gjithë. Ketë kërkesë e kanë pranuar edhe avokatët mbrojtës dhe kryetari i trupit gjykues, Malkom Simons.

Të akuzuar në rastin Kleçka janë: Deputeti Fatmir Limaj, Arben Krasniqi, Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi, Behlul Limaj, Refki Mazreku, Naser Shala, Sabit Shala, Shaban Shala dhe Besim Shurdhaj.

Pasi që aktakuza u konsiderua e lexuar, të gjithë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjyqtari i EULEX-it Malkom Simons, ka ndaluar filmimet dhe fotografimet brenda seancës me arsyetimin se gjatë procesit në vazhdim do të ketë shumë dëshmitarë të mbrojtur.

Prokurori Salustro i ka dërguar trupit gjykues një listë me emra të dëshmitarëve, ku gjyqtari i ka kërkuar mbrojtës së të akuzuarve që të përzgjedhin dëshmitarët që dëshirojnë t’i dëgjojnë në seancat e radhës.

Avokatët e të pandehurve i kanë kërkuar trupit gjykues që ta urdhërojë prokurorin Salustro që t’i sjell të gjitha provat e dëshmitarit X dhe të shqyrtohet ligjshmëria e tyre.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Limajt dhe nëntë ish bashkëluftëtarëve të tij, për vepra të cilat supozohet të jenë kryer nga fillimi i vitit 1999 deri në mesin e qershorit 1999 kundër civilëve serbë dhe shqiptarë, si dhe kundër pjesëtarëve të burgosur të ushtrisë serbe dhe policëve serbë të mbajtur në një qendër të improvizuar paraburgimi nga UÇK-ja, e cila ndodhej në fshatin Kleçkë.

Seanca vazhdon prej orës 13 e 30 minuta./Valdrin Krasniqi/ Indeksonline/

----

Të gjithë të pandehurit në rastin Kleçka, kanë hedhur poshtë akuzat me të cilat ata ngarkohen. 

----

Ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij për rastin “Kleçka”.

Për dallim nga rasti tjetër i Limajt i akuzuar për korrupsion në MTPT, ku është lejuar raportimi nga seanca, sot të pranishmëve nuk u janë lejuar të mbajnë telefonat mobil, fotoaparatet si dhe gjësendet tjera elektonike.


----

Avokati i Fatmir Limajt, Tomë Gashi ka thënë se pavarësisht akuzatë të rënda e të shpra që po i bëhen Limajt në dy procese në të njejtën kohë, atij nuk do t'i humbet kredibiliteti pasi në të dy proceset është plotësisht i pafajshëm.

“Sa i përket Keredibilitetit të Fatmir Limajt, asnjë akuzë nuk mund tadëmotojë sado që janë të ashpra dhe të rënda, Limaj do të dalë triumfues edhe këtë here", ka thënë Gashi për Epoka e re.

Gashi ka thënë se pala mbrojtëse është përgatitur për seancën e sotme fillestare që do të mbahet për rastin "Kleçka"

EULEX e ngarkon Limajn për krime lufte të supuzuara të kenë ndodhur në fshatin Kleçkë të Lipjanit./Indeksonline./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›