E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqetësime për sigurinë e kryeministrit britanik

Londër, 27 gusht -   Zyrtarë të lartë të ushtrisë britanike kanë shprehur shqetësim për sa i përket mbrojtjes së kryeministrit David Cameron gjatë një vizite në Afganistan kohët e fundit, raporton sot BBC.
Zyrtarët thuhet se i kanë kërkuar kreyministrisë të rishqyrtojë strategjinë mbrojtëse të kryeminsitrit, cili evitoi një kërcënim me vdekje gjatë një vizite në Afganistan në qershor.
Zoti Cameron u detyrua të abandononte një vizite tek një bazë ushtarake britanike në Afganistan pasi kishte informacion se Talebani po planifikonte të sulmonte helikopterin në të cilin udhëtonte ai.
Helikopteri i tij ndryshoi rrugë në minutë të fundit.
Zoti Cameron para se të nisej për në Helmand kishte vizituar Kabulin dhe kishte mbajtur një konferencë shtypi me presitentin Karzai e cila u transmetua drejtëpërdrejtë në televizionin afgan.
Zyrtarë të lartë thanë se në të ardhnen duheshin parandaluar rreziqe të tilla.
Në të kaluarën vizitat e politikanëve të lartë në zona lufte nuk mbuloheshin nga media deri në fund të vizitës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›