Vendimi, vleresohet vepra e Adem Demacit
Adem Demaci, me vendimin e djeshem te qeverise se Kosoves, do te kete page mujore, veture dhe shofer. Ne argumentimin e vendimit nga Kryeministri Hashim Thaci, ai u vleresua si simbol i rezistences dhe shtetit te Kosoves. "Simboli i rezistences dhe shtetit te Kosoves, Adem Demaci ka respektin e te gjithe qytetareve e institucioneve te vendit dhe te botes demokratike, prandaj i duhen krijuar kushte per pune dhe jete dinjitoze", tha Kryeministri. Qeveria mori vendim edhe per fillimin e procedurave per shnderrimin ne muze te shtepise ne Prishtine, ku Demaci gjate viteve 1998-1999 kishte zyren si perfaqesues politik i UCK-se. Demaci ka kaluar 30 vjet ne burgjet e ish-Jugosllavise, i denuar per angazhimin per te drejtat dhe lirite e shqiptareve dhe te Kosoves. Pas clirimit te Kosoves, Demaci eshte perkushtuar ne angazhimet per te drejtat e komuniteteve ne pakice.