E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishtina, rezolute per zgjedhjet serbe

Qendrimi zyrtar i Republikes se Kosoves permes institucioneve te saj legjitime, lidhur me zgjedhjet serbe, me ne fund po sanksionohet. Nje projektrezolute qe qarteson mospranimin dhe mosnjohjen e zgjedhjeve te Serbise, planifikuar nga Beogradi, te zhvillohen me 11 maj, ne 23 komuna te Kosoves, eshte futur dje ne rendin e dites se Kuvendit.

Vendimin e mori Kryesia parlamentare, drejtuar nga Jakup Krasniqi dhe ne te merrnin pjese shefat e grupeve parlamentare. "Mbledhja shqyrtoi Propozim-Rezoluten e Grupit Parlamentar te AKR-se, lidhur me nevojen e nxjerrjes se nje Rezolute, e cila do te kundershtonte organizimin e zgjedhje serbe ne Kosove", sqaroi per mediat, Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi. "Njeherazi, shtoi ai, Kryesia vendosi qe teksti i kesaj Rezolute te harmonizohet bashke me shefat e grupeve parlamentare dhe pastaj te procedohet ne Kuvend".

Duke u njohur me faktin se po te marten, ne Luksemburg, Bashkimi Evropian nenshkroi Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me Serbine, kane ardhur dhe reagimet zyrtare te shtetit kosovar. Presidenti Fatmir Sejdiu e vleresoi pozitivisht "qasjen e Bashkimit Evropian per integrimin e vendeve te rajonit, pra edhe te Serbise". Por, ai kundershtoi cfaredo tendence qe mundesia e nenshkrimit te MSA-se me Serbine te prodhoje kompromise per bisedime te mundshme rreth Kosoves. Sejdiu kerkoi nga Serbia qe te kete sjellje racionale dhe te heqe iluzionet per nderhyrje apo per ta mbajtur nen tension Kosoven.

Ne mbledhjen e djeshme, Kryesia e Kuvendit te Kosoves shqyrtoi edhe kerkesen e 6 deputeteve te Kuvendit te Kosoves, lidhur me ngritjen e padise kunder Karla Del Pontes. Keta deputete kane kerkuar qe Del Ponte te paditet dhe pergjigjet administrativisht e penalisht, per shpifjet qe ngre ne nje liber te saj botuar pak kohe me pare, kunder UCK-se. Kryesia e perkrahu procedimin e kesaj kerkese ne seancen e radhes se Kuvendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›