Ministri serb, vleresime per rendin
Ministri per Komunitetet dhe Kthimin, Boban Stankovic, ka vleresuar dje sigurine dhe arritjen e kushteve per kthimin e qendrueshem te te zhvendosurve ne Kosove. Nje prej dy ministrave serbe ne qeverine kosovare, Stankovic, theksoi se gjate dy viteve te fundit nuk ka ndodhur asnje incident nderetnik ne Kosove. "Kur them se jane permbushur kushtet, bazohem fuqishem ne faktin se ne dy vitet e fundit nuk ka ndodhur absolutisht asnje incident nderetnik ne Kosove. Kjo deshmon qarte se jane permbushur kushtet per kthimin e te gjithe personave te zhvendosur", theksoi ministri Stankovic. Ai shtoi se, meqenese nuk ka ndonje pengese qe serbet te kthehen ne shtepite e tyre, eshte e rendesishme qe ata te shprehin deshiren per t'u kthyer.
Ministri Stankovic foli ne mbledhjen e grupit te punes per standardet tre dhe kater - lirine e levizjes dhe kthimin e qendrueshem, te cilin e ka marre nen drejtim nga fundi i marsit te ketij viti. Ky grup deri atehere udhehiqej nga nje minister shqiptar, perkatesisht nga Ministria e Administrimit te Pushtetit Lokal e qeverise se Kosoves.