Vendimi, zyrtarët që pajisen me pasaporta diplomatike e shërbimi
Përfitojnë të gjithë kryetarët e bashkive dhe të komunave të vendit. Listës së poseduesve të pasaportave u shtohen edhe 13 kategori zyrtarësh
Shaban Sulçe
Qeveria ka vendosur të shtojë listën e zyrtarëve që kanë të drejtë të posedojnë pasaporta diplomatike dhe pasaporta shërbimi. Kjo është bërë e mundur pas Vendimit të Këshillit të Ministrave numër 631, datë 23.5.2008, i cili pajis me pasaporta diplomatike dhe shërbimi edhe 13 kategori të tjera zyrtarësh në vend. Midis përfituesve spikasin edhe të gjithë kryetarët e bashkive dhe komunave, të cilët tashmë do të kenë privilegjet e udhëtimit lirshëm në shumë vende të ndryshme të botës, falë pasaportës diplomatike. Afati i vlefshmërisë së pasaportave diplomatike do të jetë deri në 5 vjet. Ai mund të zgjatet 2 herë të tjera për periudha deri në 2 vjet. Lëshimi i pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, ose zgjatja e afatit të vlefshmërisë së tyre bëhet kundrejt pagesës sipas tarifave të përcaktuara nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Ministria e Financave. Këto pagesa përballohen nga organet, institucionet ose organizmat që kërkojnë lëshimin apo zgjatjen e afatit të vlefshmërisë të pasaportave për punonjësit e tyre.
Pasaportat diplomatike
Vendimin për pajisjen me pasaporta diplomatike të zyrtarëve të lartë të shtetit e ka miratuar e para qeveria e drejtuar nga ish-kryeministri Fatos Nano, me Vendimin numër Nr.335, datë 2.9.1997. Nga ky vendim përfitonin shumë kategori zyrtarësh, duke filluar që nga Presidenti i Republikës. Sipas pikës 3 të këtij vendimi, pasaportat diplomatike u jepen për të dalë jashtë shtetit personave që bëjnë pjesë në këtë kategori:
Presidentit të Republikës, kryetarit dhe zëvendëskryetarëve të Kuvendit, kryeministrit, zv/kryeministrit dhe anëtarëve të qeverisë; deputetëve të Kuvendit, sekretarit të Përgjithshëm të Presidencës dhe sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, kryetarit të Shërbimit të Kontrollit të Shtetit; bashkëshortëve, djemve të mitur deri në 18 vjeç dhe vajzave të pamartuara që bashkëjetojnë me Presidentin e Republikës, kryetarit të Kuvendit, kryetarit të Këshillit të Ministrave dhe anëtarëve të personelit diplomatik ose konsullor të Republikës së Shqipërisë, që janë jashtë vendit; bashkëshortëve të anëtarëve të qeverisë, bashkëshortëve të zëvendëskryetarëve të Kryesisë së Kuvendit; prokurorit të Përgjithshëm, guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, kryetarit të Shërbimit Informativ Kombëtar, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, kryetarëve të partive politike të përfaqësuara në Kuvend ose në Këshillin e Ministrave, anëtarëve të personelit diplomatik e konsullor të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit; funksionarëve të karrierës diplomatike dhe konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe korrierëve diplomatikë konsullorë, funksionarëve ndërkombëtarë që kanë shtetësi shqiptare kur funksionet e tyre gjykohen të rëndësishme nga Ministria e Punëve të Jashtme; kryetarit të Akademisë së Shkencave; shefave të kabinetit dhe këshilltarëve të Presidentit; kryetarit të Kuvendit dhe të kryeministrit, anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shefat e kabinetit të ministrave, drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
oficerëve që shoqërojnë jashtë vendit Presidentin e Republikës, kryetarin, zëvendëskryetarët e kryesisë së Kuvendit Popullor, kryeministrin dhe anëtarët e qeverisë.
Çfarë thotë ligji për mbajtjen e pasaportave diplomatike
Sipas pikës 6, të Vendimit Nr. 335, datë 2.9.1997, në rast se mbajtësi i pasaportës diplomatike apo të shërbimit shkarkohet nga detyra, largohet nga puna apo emërohet në një detyrë tjetër, ai është i detyruar të dorëzojë pasaportën diplomatike ose të shërbimit. Në rast mosdorëzimi të pasaportës diplomatike ose të shërbimit, Drejtoria Juridike e Konsullore e Ministrisë së Punëve të Jashtme njofton të gjitha përfaqësitë e huaja të akredituara në Tiranë për pavlefshmërinë e pasaportës së padorëzuar. Drejtoria Juridike e Konsullore, gjithashtu, njofton për sa më lart edhe Ministrinë e Brendshme, e cila urdhëron të gjitha pikat e kalimit kufitar për moslejimin e daljes jashtë shtetit të mbajtësit të kësaj pasaporte, si dhe bllokimin e pasaportës.
Humbja e pasaportës diplomatike
Në rast se mbajtësi i pasaportës diplomatike apo të shërbimit e humb atë gjatë kohës që është në shërbim, do të ripajiset me pasaportë të re vetëm pasi drejtoria e personelit të ministrisë apo institucionit përkatës të ketë dërguar në Ministrinë e Punëve të Jashtme kërkesën, deklaratën e personit ku sqaron rrethanat e humbjes, si dhe një vërtetim të marrë nga Ministria e Brendshme ku të jetë konfirmuar se humbja e kësaj pasaporte u është bërë e njohur të gjitha pikave të kalimit kufitar.
Zyrtarët që përfitojnë nga vendimi i fundit i qeverisë
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës
Ndihmësi i Presidentit të Republikës
Drejtori i Drejtorisë së Protokollit të Presidentit të Republikës
Anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Kryetari i Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave
Kryetari dhe Zv/Kryetari i Entit Rregullator të Telekomunikacionit
Kryetari dhe Zv/Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë
Kryetari i Komisionit Kombëtar Rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura
Avokati i Prokurimeve
Përfaqësuesit e organizatave të punëmarrësve dhe punëdhënësve, në Këshillin Kombëtar të Punës
Inspektorët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë
Kryetarët e Bashkive dhe të Komunave
Drejtuesit e Prokurorive të Apelit
Fotografi i Presidentit të Republikës
Fotografi i Kryeministrit
Kameramani i Kryeministrit
Shtetet ku mund të udhëtohet pa vizë, vetëm me pasaporta diplomatike dhe pasaporta shërbimi
Afrika e Jugut
Algjeria
Argjentina
Bosnja
Bullgaria
Brazili
Hungaria
Greqia
Kili
Kina
Kroacia
Italia
Malta
Maqedonia
Moldavia
Polonia
Rusia
Rumania
Serbi-Mali Zi
Sllovakia
Sllovenia
Ukraina
Uruguai
Zvicra
Spanja
Vendet e Beneluksit
Austria
Çeka
Estonia
Finlanda
Franca
Gjermania
Letonia
Lituania
Portugalia
Qiproja
14 Qershor 2008