E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimtar aksi Kuijt-Shnajder, Roben

Holanda

Një gjysmëfinale si favoritë, si në kohët e futbollit total. Ka një Shnajder që ndien aromën e “Topit të Artë”, thuajse pranë. Finalja e “Soccer Siti” duket se i ka hapur dyert për Holandën: sa mund të rezistojë Uruguai. Por fakti që nuk do të mund të luajë gjysmëfinalen me formacionin-tip, mund të jetë një shqetësim. Rikthehet mbrojtësi Matijses, por janë të skualifikuar Van der Vil dhe De Jong, “rregullatori” i mesfushës, që së bashku me Van Bomel është zemra e skuadrës. Mund ta zëvendësojë Van Der Vart, i cili është i preferuari i trajnerit Van Marvijk, por “VDV” nuk është tamam një mesfushor, as nuk ka nivelin fizik të ish-mbrojtësit De Jong: kjo gjë mund të komplikojë ekuilibrin. Por në sulm treshja Kuijt-Shnajder-Roben, pas sulmuesit Van Persi, është një garanci për fantazi, rrezikshmëri, ofensivë dhe zgjuarsi taktike, mbi të gjitha në krahun e Kuijt, një prototip i pariprodhueshëm i sulmuesit-mesfushor qendre, që di të bëjë mirë çdo gjë. Dhe Shnajder po shkëlqen prej më shumë se një viti, Murinjo e ka lançuar në Olimp dhe ende s’ka zbritur. Ai është zëvendës-kryegolashënuesi i Botërorit Afrikë e Jugut 2010 dhe i ka të gjitha mundësitë që të kompletojë një sezon të jashtëzakonshëm, pas tre trofeve të fituar me Interin, Champions, Kupa e Italisë dhe Seria A.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›