Vendoset zhdukja e Topit të Artë
çështja
çmimi përfundon siç kanë përfunduar dhe të vlerësuarit me këtë çmim. Në hiç. Dje në Johanesburg, Sep Blater dhe drejtori i «France Football» kanë lajmëruar se “Topi i Artë”, “Oscar”-i i futbollit që nga 1956 për lojtarin më të mirë që luan në Europë, do të bashkohet, ndoshta që nga 2011, në një tjetër çmim së bashku me “Fifa World Player”. Diferenca e të dy çmimeve qëndronte te mënyra e përbërjes së jurive: për njërin votonin gazetarët, për tjetrin trajnerët, por gjykimi të çonte thuajse gjithnjë te i njëjti lojtar, sepse kriteret janë të njëjta.
#