Vendoret Rama Te terhiqet ligji per taksat merr rob bashkite
Shoqata per Autonomine Vendore i ka kerkuar sot kryeminsitrit Sali Berisha te ndal sulmin ndaj bashkive dhe te terheqe nga parlamenti projekt-ligjin mbi ndryshimet ne ligjin per taksat. Ky ligj eshte duke u shqyrtur momentalisht ne parlament dhe sipas vendoreve synon tu hedhe ne kurriz qeverive vendore barren financiare te korrupsionit me kasat fiskale.
Ne takimin e mbajtur sot ne Pogradec merrte pjese edhe kryetari I Bashkise se Tiaranes Edi Rama. Vetem per ulje taksash tha Rama nuk mund te flitet pasi edhe nese jane ulur jane ulur per te medhenjte ndersa biznesi I vogel paguan me shume se cka paguar 5 vjet me pare.
Qeveria do te marre rob tha Rama te gjitha bashkite opozitare perpara se te futen ne fushen e betejes
Nuk ka pike dyshimi qe gjithe procesi i kasave eshte i korruptuar ska pike dyshimi dhe qe gjithe menyra sesi u zhvilluar ky proces eshte qartesisht shprehje e korrupsionit dhe momenti i kthimit te timonit nga grabitja drejtperdrejte e bizneseve tek grabitja e qytetareve duke grabitur buxhetet e bashkive ka qellimin e qarte qe me nje gur te vrasi dy zogj nga njera ane ti marri te gjitha fitimet e parashikuara nga ky korrupsion nga ana tjeter ti godasi ne menyre fatale bashkite opozitare duke synuar paralizimin e plote te tyre per ti marr rob ne prag te betejes elektorale-tha Rama
Shoqata per Autonomi Vendore ka bere publike gjithashtu dy kushte ne adrese te kryministrit Berisha.
Te terheqe nga Kuvendi i Shqiperise projekt-ligjin mbi ndryshimet ne ligjin per taksat vendore.
Te mundesoje brenda te enjtes nje tryeze ne nivel te larte perfaqesimi mes qeverise qendrore dhe perfaqesuesve te opozites ne pushtetin vendor per te diskutuar buxhetin vendor ne paketen fiskale per vitin 2011
Nese nuk permbushen keto kushte vendoret kane paralajmeruar pershkallezim te qendrimit te tyre.