Firence nje e diele ndryshe per komunitetin shqiptar
E diela ne Firence kesaj radhe do jete ndryshe per komunitetin shqiptar. Rrjeti i shqiptareve ne Toskane do te sjelle ne Itali nje copez nga vendlindja duke organizuar nje koncert me muzike shqiptare. Nuk do te mungojne artistet me ne ze qe si misionare te identitetit shqiptar do te jene te pranishem gjate fushates se antaresimit dhe te promuovimit te RAT.
RAT Rrjeti i shqiptareve ne Toskane eshte nje organizate qe mbledh shqiptare nga te gjitha provincat e Toskanes nje prej rajoneve me te rendesishme te Italise.
Pikerisht ne kete rajon qe ka si kryeqytet Firenze-n jetojne dhe punojne me shume se 40 mije shqiptare. Aktivitetet e RAT jane te fokusuara kryesisht ne nje permiresim te imazhit ne pergjithesi dhe nje perfaqesim sa me dinjitoz te shqiptareve ne nivel institucional. Nje nga menyrat qe kemi zgjedhur eshte edhe ajo kulturore - thote Ismail Ademi drejtor ekzekutiv i RAT - sepse mendojme se arti muzika dhe krijimtaria ne pergjithesi jane pasaporta me e mire per tu prezantuar.
Ne kete prizem kemi organizuar nje koncert me muzike shqiptare qe do te zhvillohet ne auditoriumin Flog ne Firenze ne daten 7 nentor duke nisur nga ora 21. Ky event eshte bere i mundur fale disponibilitetit te artisteve Alban Skenderaj Miram Cani Piro ako dhe organizimit teknik nga ana e shoqates rinore shqiptare GAT - vazhdon Ademi.
Ndersa drejtori i sektorit muzikor te RAT Arlid Hajro na tregoi edhe me teper
RAT ne fakt nuk eshte kufizuar me realizimin e nje koncerti sic mund te ndodhi shpesh ne Itali por eshte munduar qe te angazhoje artiste si Alban Skenderaj qe pervec muzikes do te jene edhe testimonial per fushaten e antaresimit dhe njohjes se RAT nder shqiptaret dhe te rinjte e Toskanes. Zgjedhja e artisteve eshte bere ne baze te popullaritetit te tyre kryesisht ne grupmoshat e reja - thote ai - dhe ketu doja te nenvizoja serish edhe angazhimin social te Alban Skenderaj qe ka vlersuar keshtu edhe eksperiencen e vet italiane.
Koncerti pritet te kete pjesemarje te gjere dhe me siguri do te pershendetet dhe nga istitucionet vendase. Edhe Shekulli e pershendet dhe i uron RAT nje pune te mbare e te frytshme me deshiren qe zeri i Shqiperise te degjohet forte edhe matane detit.