PD Rama kerkoni ndjese publike per sulmet amorale ndaj biznesmeneve

Tirane 6 nentor NOA - Partia demokratike ka kerkuar sot qe kryetari i Partise Socialiste Edi Rama te kerkoje fjale per akuzat qe i jane bere biznesmenit qe kishte te njejtin emer me djalin e Sali Berisha.
Z. Rama ne emer te Partise Demokratike ju ftojme ti kerkoni ndjese publike qytetarit dhe biznesmenit te ketij vendi Shkelzen Abdullah Berishes pasi ju dhe mediat rreth jush e sulmuan ne menyren me te ulet dhe amorale per biznesin e tij te ndershem u shpreh sot zedhenesja e PD-se Albana Mustararaj.
Nga ana tjeter PD-ja fton te gjithe qytetaret qe te distancohen nga keto veprime te kreut te PS-se.
Ne ju ftojme te dashur qytetare te percmoni kete qendrim primitiv kete sulm amoral te qytetarit njeriut prindit nga politikani qe ligesine ndaj te tjereve e ka per gezim shpifjet e ulta qe servir cdo dite si ushqimin e tij politik per ju i ka si alternative te vetme te cetes se bllokmeneve te rinj thuhet ne deklaraten e PD-se.
Nga ana tjeter ne deklaraten e PD-se kerkohet qe kreu i PS-se te reagoje publikisht per kete ceshtje.
Duke denuar kete qendrim edhe nje here i bejme thirrje Z. Edvin Kristaq Rama Mr.20 ti kerkoje te falur qytetarit e biznesmenit Shkelzen Abdullah Berisha per sulmin e ulet dhe amoral qe ndermori ndaj tij ne kulmin e muajit te mjaltit thuhet ne deklaraten e zedheneses se PD-se.
a.k/NOA