E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano Do te marr PS-ne dhe Presidencen

Fatos Nano ka premtuar dje rikthimin ne politike duke marre rolin e ndermjetesit mes Rames dhe Berishes. Sulmon Daden dhe Majkon Nuk jane Pali Miska e Lenka uko. Politikan nuk te ben as shkolla e arteve as ajo e bujqesise. Do te kandidoj per president ne 2012-en


Ne prag te cdo fushate elektorale ne prag te cdo sfide te rendesishme te Partise Socialiste apo ne cdo moment te keq te saj shfaqet ne skenen politike shqiptare ish-kryetari i saj Fatos Nano. Me nje perpikeri per te pasur zili ai shfaqet ne cdo rast per te sulmuar kryetarin e PS-se por edhe anetaret e saj.


Dje Nano u shfaq ne emisionin Opinion te gazetarit Blendi Fevziu ku dhe perseriti faktin qe do te kandidoje per president dhe se synon qe te marre Partine Socialiste.


Zoti Nano si ndiheni politikisht


Une besoj se ka edhe vende me te pershtatshme per te stervitur se sa zyra e kryeministrit dhe kryetarit te partise.


Thate qe do te kontribuoni. Si do ta beni kete kur rrini shumicen e vitit jashte vendit apo kur sa here dilni publikisht jeni i ashper me partine tuaj


Me lejoni te theksoj se do te ishte humbje e madhe kohe per njerezit e thjeshte per numrin e madh te njerezve qe nuk po gjejne hapesire per te marre pjese ne politike pervecse si zgjedhes ne zgjedhje qe kontestohen apo mbushesh radhesh mitingjesh. Keto trille dhe telenovela ju e dini pse sillen dhe fabrikojne.


Une vazhdoj te jem i vemendshem ndaj gjitha zhvillimeve ne vend. Kete nuk e bej duke qendruar vetem tre muaj ne vend. Keto statistika jane te percjella nga disa korridore partish dhe disa njerez qe po specializohen per te hedhur ne treg te paverteta qe erresojne vemendjen e politikes dhe njerezve duke pamundesuar komunikim per te vertetat e medha.


Kjo eshte nje paaftesi politike dhe dominim interesash te tjera nga ato qe politika u kerkon te zgjedhurve nga populli. Une e kam kritikuar partine time me shume se cilido udheheqes tjeter une e kam kritikuar qeverine time me hapur se kushdo kryeminister tjeter.


Kjo eshte pjese e filozofise se paqetimit te interesave te njerezve dhe te mospajtimit me te keqijat qe ne nje proces tranzicioni e rrethojne politiken dhe hutojne politikanet vecanerisht kur jane te rinj. Ka periudha te ndryshme te qeverisjeve te majta e te djathta gjate ketyre 20 viteve qe kane sjelle ne fazen e pare nje krize te rende ku rrezikoi te shembej shteti apo perplasje me dhune qe rezultuan grushte shteti te deshtuara si ne vitin 1998.


Ne vitin 2005 dhate doreheqje. Por nuk kemi pare asnje gjest tjeter as nga zoti Rama dhe as nga zoti Berisha. I vetmi qe u larguat ishit ju.


A jeni penduar per kete qe bete
Ky nuk ka pse te konsiderohet apo vleresohet si fund i veprimtarise politike vecanerisht per politikane me eksperience ne kete vend. Dua te them se ju keni perpara serish nje njeri qe nuk eshte ketu perballe tyre me ambicie per pushtet nje njeri qe nuk ka ardhur te ristrukturoje raportet dhe betejat per pushtet ekzekutiv.


Jam ketu per te mos zevendesuar analistet politike dhe per ti ftuar ata te mos bejne politikanin. Kur politikanet per arsye amatorizmi qe dominojne skenen e sotme kerkojne ti zevendesojne autoritetet e verteta qe rikthejne ekuilibrat me analiste apo njerez pa profesionin e politikanit qe nuk fitohet vetem me shkolla. Ka shkolla qe ta japin por ato nuk jane te arteve apo bujqesise.


Zoti Nano kontributi juaj do te jete konkret


Nje politike qe i mungojne standardet e krijuara edhe permes konflikteve nuk mund ti besohet atributi apo permbajtja e nje politike te re.


Nje politike qe i mungojne marredheniet e besimit qe ushqejne dialogun dhe kompromiset e medha per reformat e munguara qe do te zhbllokonin dinamiken e njerezve progresiste nuk mund ti besohet atributi i politikes se re.


Qarkullojne zera per nje liste Nano ne zgjedhjet lokale...

Une nuk mund te ndermarr iniciativa kaq te vogla qe do te demtonin jo vetem partine ne te cilen jam rritur si politikan por do te rendonin edhe me tej klimen e sotme te perjashtimit te paleve nga njera-tjetra.


PS sot me analiza qe i keni bere te njohura edhe ju po ecen ne menyre kokeforte dhe te dhimbshme drejt veteperjashtimit te plote nga sistemi politik ne vend. Bojkot ketu mospjesemarrje atje apo kushtezim mbi zgjedhjet e kaluara dhe me ne fund largim nga pergjegjesia dhe pesha e pergjegjesia qe ka ne vendimmarrjet e medha.


Po thoni se nuk do te krijoni nje formacion politik

Ka kaq shume amulli ne konfliktet e sotme politike. Ka kaq pak forca politike te verteta saqe cdo ngacmim i metejshem i kesaj gjendjeje do te ishte demprures. do ide arriviste apo revanshiste per te fragmentuar spektrin politik do te ishte e padobishme jo vetem per kampin qe cenohet por per permiresimin e klimes.


Pra une nuk jam as sot dhe as neser ne vemendjen e publikut per ti bere dem partise qe me ka rritur dhe e kam ushqyer. Nuk jam per ti shtuar asnje atom kontribut dhe nerva konflikteve te sotme. Jam ketu per tiu kerkuar te gjitheve te ulin gjakrat te pranojne njeri-tjetrin dhe te mesojne nga pervojat pozitive te ketyre viteve.

ese pjesa me e madhe e aktoreve te politikes se sotme do ta refuzojne kete kontribut atehere do te arsyetoj ndryshe nga sa po flas. Nuk me rezulton qe pjesa derrmuese e aktoreve dhe faktoreve te Shqiperise se sotme te jete e painteresuar per kete qe po flas.


fare po ofroheni konkretisht


Nje eksperience e madhe nuk behet dot e vogel. Nje gatishmeri per nje kontribut te madh nuk mund te zvogelohet ne nje tangenciale qe sjell me shume pasiguri dhe rremuje ne skenen politike.


Edhe kjo qe po bejme edhe nje kontakt me te gjithe per tu kujtuar mendjeve te nervozuara te vendimmarrjes se sotme se duhet te qetesohen dhe jane qeliza te tyre qe duhen ringjallur. Nuk po flas nga jashte shteti dhe as jashte politikes pavaresisht se gjerat duken te larguara e te munguara.


Gjithe kete analize qe ju e beni. Pse nuk shkoni ti thoni ne forumet e partise apo ne zyren e kryetarit. Pse nuk ia thoni ne sy Rames por e sulmoni nga studiot televizive


Nuk besoj se kjo qe ju thate e shkeput ciklin kaq te gjate te komunikimit tim dhe tuajin me publikun. Kjo nuk e shkeput sjelljen time nga ajo e 20 viteve te fundit. Keto qe permendet kane qene dhe mbeten pjese e veprimtarise sime politike.


Po ju kujtoj se si nje profesionist i politikes se dialogut kam respektuar jo vetem zgjedhesit qe me kane mbeshtetur per te drejtuar PS-ne ne 15 vjet dhe per ta bere forcen qeverisese te gjysmes se tranzicionit por edhe te respektoj forumet qe ne diten e pare apo vitet e para te transformimit nga PPSH mungonin.


Asamblete statutet pjesemarrja e gjere e militanteve dhe te zgjedhurve ne gjithe territorin jane krijuar ne vite por per fat te keq jane zhbere ne vitet e fundit. PS ka qene deri para pak kohesh partia me e madhe demokratike ne Shqiperi. PS e sotme nuk eshte me demokratike dhe nuk mund te flas me institucione qe jane likuiduar pasi nuk jam njeri formal.


Nuk flas me autoritete false dhe pa i kapercyer zgjedhesit dhe masen e madhe te anetareve te PS-se nepermjet nje partie qe eshte kthyer ne kazerme qe eshte G99-zuar. Nese mungoj ne mbledhjen e grupit po ju kujtoj se sjam deputet. Te mos krahasojme prishjen e sotme te te gjitha mekanizmave te kontrollit mbi drejtuesit ne PS me mbreterine e lirise qe ekzistonte me pare.


Pse nuk thoni zoti Nano ku eshte Ramiz Alia Pali Miska Mos kemi te bejme me nje rinovim brezash


Ku Pali Miska e ku Pandeli Majko. Ku Lenka uka e ku Arta Dade. Mos ma thoni kete. Une po flas ne emer te nje procesi politik qe do te krijoje perteritje do te kete rinovim e do te sjelle talente e perkushtime te reja dhe njerez te rinj.


Por nuk mund te likuidonte njerez me kontribut 15-vjecar me listen e atyre qe u caktuan para zgjedhjeve te vitit 2009. Nuk mund te arsyetoj edhe ne forumet e sotme rezultanten e reformave dhe perpjekjeve 20-vjecare te se majtes dhe partise me te madhe te tyre te qeverisjes se te majtes ne dobi te vendit dhe kontributet e saj ne ndihme te ndryshimit te proceseve politike. Nuk mundet qe keto te zevendesohen me deklamimet nga foltorja e hollit te PS-se.

Ju paraqiteni serish ne zgjedhjet presidenciale 2012
Nuk e kam perjashtuar asnjehere dhe me lejoni ta konfirmoj.
Marre me shkurtime nga Opinion

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›