Vendoset kalimi në pronësi i tokave në përdorim
Qeveria miraton vendimin për kalimin në pronësi të trojeve në përdorim. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, për të gjithë ata pronarë, të cilët kanë trojet në përdorim dhe disponojnë dokumentacionin e pronësisë, toka do të jetë e tyre duke kryer regjistrimin në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
"AKKP do të tregohet e gatshme për t`u regjistruar pronarëve oborrin dhe truallin e tyre mbi bazën e dokumentacioneve që disponojnë", u shpreh Berisha. Kryeministri informoi se në ditët e ardhshme do të kalojë në Parlament ligji për trojet në përdorim. "Janë me mijëra e mijëra familje autoktone të qyteteve, të cilat për babëzinë e diktaturës dhe për paranojën e saj, që çdo gjë të ishte shtetërore, trojet dhe oborret e shtëpisë ua kishte caktuar në përdorim. Tani ato do të kalojnë të gjitha në pronësi, ashtu siç atyre u takon", u shpreh Berisha. Kryeministri tha se përmes këtyre vendimeve, qeveria po përpiqet që t‘u japë një shtytje para problemeve të pronësisë, ndonëse janë probleme të komplikuara. Sipas tij, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave do t‘u japë truallin dhe oborrin atyre personave që e kanë marrë atë nga trojet publike nga qeveria vite më parë. Kohët e fundit, Këshilli i Ministrave vendosi gjithashtu të shesë trojet shtetërore dhe shumën e grumbulluar ta kalojë në dispozicion të AKKP për kompensimin e pronarëve. Me anë të këtij vendimi, qeveria ka përcaktuar veprimet që do të kryen nga Agjencia e Pronave lidhur me oborret dhe truallin në përdorim. Problematika që ekzistonte deri dje nga mosekzistenca e këtij vendimi ishte se pronarët e shtëpive me oborre nuk mund të kryenin dot veprime me to, pasi oborret nuk u njiheshin në shitje. Shtëpitë me oborre ishin deri dje të pezulluara nga procedurat e regjistrimit, që ndryshe mund të përkthehet se dhe transaksionet e shitblerjes së tyre ishin të bllokuara. Oborret në përdorim, në rastet e shitjeve të shtëpive, nuk mund të shiteshin ligjërisht. Nëse ato janë pronë e të zotit të shtëpisë, duhet që ai të fitojë më parë pronësinë mbi këtë sipërfaqe trualli, duke iu drejtuar Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Për këtë, qeveria ka përcaktuar mënyrën se si duhet të veprojnë pronarët. Të gjithë ata që disponojnë dokumentin e pronësisë, duhet ta dërgojnë atë në Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, për të ligjëruar truallin e tyre.