Berisha: Më jepni kohë, kam projekte
Kryeministri i është përgjigjur dje kërkesës së deputetit socialist, Erion Braçes, për interpelancë në Parlament lidhur me premtimet e pambajtura të qeverisë. "Po të shkoj tani në interpelancë, pas një muaji do të kem projekte të tjera, të cilat ende nuk i kam realizuar, pasi nga fundi i mandatit të parë më kanë ngelur edhe katër muaj, ndërkohë që unë jam duke punuar", u shpreh Berisha. Ai ka kërkuar nga deputeti socialist që t`i japë më shumë kohë në dispozicion. "Të më japë pak kohë. Pasi të mbyll mandatin, do të them çfarë kam bërë dhe çfarë jo, dhe mandatin e ri ju siguroj që do ta nis me një vrull të ri", tha Berisha.