Zgjedhjet, Berisha ndan 6 mijë shtëpi
Qeveria vendos të përballojë interesat e kredive për 6 mijë apartamente. Kryeministri Berisha premtoi dje në mbledhjen e Këshillit të Ministrave se qeveria e tij do të japë kredi pa interes për t‘u siguruar strehimin 3 mijë familjeve në nevojë dhe po kështu kredi pa interes do të shpërndahen edhe për 3 mijë familje që banojnë në shtëpitë e ish-pronarëve. "Kjo nismë zgjidh problemin e strehimit dhe u rikthen shtëpitë zotërve të tyre", u shpreh Berisha. Lajmi i mirë për 6 mijë familje shqiptare, i dhënë dje nga Kryeministri Berisha, ende nuk ka marrë firmën e plotë të ministrave të kabinetit qeveritar, pasi ai nuk është miratuar akoma në mbledhjen e qeverisë, për shkak të mungesës së projektligjit.
Banesat e reja
"Enti i banesave ka bërë gati dokumentacionin për të gjitha familjet që banojnë në shtëpitë e pronarëve dhe kanë kërkuar shtëpi të reja". Kështu është shprehur shefi i qeverisë, Sali Berisha, duke garantuar se qeveria do të marrë përsipër interesat e kredisë për 3 mijë familje që jetojnë në shtëpitë e pronarëve dhe 3 mijë familje të cilat kanë nevojë për strehim. Nisma e Kryeministrit do të përfshijë edhe figura të shquara të vendit. "Personalitetet e artit, kulturës dhe shkencës do të kenë përparësi në këtë nismë të qeverisë", sqaroi Berisha.
Sakaq, kredia pa interes do të shpërndahet për 3 mijë familje që ndodhen në shtëpitë e ish-pronarëve. Sipas Berishës, nëpërmjet kësaj kredie, qytetarët që kanë zënë padrejtësisht trojet e pronarëve të ligjshëm, do mund të marrin shtëpi të reja me kredi, duke liruar shtëpitë e ish-pronarëve. "Në këtë mënyrë do të zbatohet ligji dhe këto familje do të marrin shtëpitë me kredi, ndërkohë që do të lirohen shtëpitë e ish-pronarëve", tha Berisha.
Shtëpitë sociale
Përfituesit e shtëpive sociale do të jenë familjet në nevojë, familjet me shumë fëmijë, familjet me një prind, por edhe personalitetet e artit, kulturës dhe shkencës. "Në premtimet elektorale të fushatës së 2005-ës thashë se do ndërtojmë 4000 banesa sociale. Një mijë shtëpi janë ndërtuar, tani po bëj edhe 3000 të tjera", u shpreh Berisha. Sipas tij, nisma e fundit e qeverisë është premtimi i fushatës së 2005-ës dhe jo premtimi i parafushatës elektorale të 2009-ës. Megjithëse kreu i qeverisë nuk ka përjashtuar koincidencën e kohës në të cilën bëhet publik ky vendim i kabinetit. "U zhgënjyen ata që recituan si të pambajtura premtimet e mia të vitit 2005. Le të shkojnë të gjejnë pak banesat sociale të kryetarit të bashkisë. Nuk ekziston as nam dhe as nishan nga ato banesa, kurse qeveria ime e mban fjalën", shtoi Berisha. Sipas kreut të Ekzekutivit, "ky proces është i kompletuar, pasi enti i banesave ka bërë regjistrimin dhe qeveria e shikon të detyrueshme që të mbajë zotimin e dhënë në fushatën e 4 viteve më parë".