E Diel, 1 Nëntor 2026

Vendoset nën kontroll inflacioni në Kinë

Inflacioni në Kinë u stabilizua gjatë muajit shkurt, si rrjedhojë e masave të qeverisë dhe bankës qëndrore.

Autoritetet lajmëruan se inflacioni i muajit shkurt ishte i nivelit 4,7%, por më shumë se vetë shifra, i rëndësishëm është fakti që inflacioni është vendosur nën kontroll pas disa muajsh rritje të vazhdueshme.

Inflacioni i muajit janar ishte në nivelin 4,9%. Sipas ekspertëve, Pekini zyrtar po përpiqet të adoptojë një normë relativisht të lartë inflacioni, por të qëndrueshme, në mënyrë që të krijojë stabilitet, pa dëmtuar rritjen ekonomike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Europës perëndimore kanë shprehur vazhdimisht shqetësimin e tyre për zhvlerësimin e vazhdueshëm të monedhës juan, faktor që favorizon ndjeshëm eksportet kineze.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›