E Shtunë, 31 Tetor 2026

Joe Biden viziton sot Moldavinë

Zëvendës presidenti amerikan, Xhoe Bajden, sot arrin për vizitë në Kishinev, për bisedime me udhëheqësit e Moldavisë.

Zoti Bajden arrin në Moldavi, pas vizitës në Moskë, ku u takua me zyrtarët më të lartë të këtij vendi dhe me përfaqësues të opozitës.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se në Moldavi, pritet që zoti Bajden t`i inkurajoj lëvizjet drejt zgjidhjes së konfliktit lidhur me rajonin separatist Trans-Dniester, ku janë të vendosur më se 1 mijë ushtarë rusë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›