E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendoset për projektligj të ri për zgjedhjet

Komisioni parlamentar për ndryshimin e ligjit për zgjedhje do të përgatisë një projektligj të ri për zgjedhjet, për shkak se për ligjin aktual janë propozuar shumë amendamente.

Anëtarë të komisionit thanë se projektligji i ri do të jetë gati deri në mesin i prillit.

Komisioni parlamentar për amandamentimin e ligjit për zgjedhjet e përgjithshme vendosi sot të përgatisë një projektligj të ri pa kërkuar zgjerimin e mandatit.

Kryetari i këtij komisioni, Haki Demolli, tha se arsye për këtë është numri i madh i amendamenteve që është propozuar të cilat e kalojnë 40 përqindëshin e numrit të përgjithshëm të amendamenteve.

Ndërkohë partitë politike ende nuk janë pajtuar me çështjet kryesore që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, siç janë zonat dhe listat zgjedhore.

Nënkryetari i Komisionit, deputeti Halit Krasniqi, tha se harmonizimi i qëndrimeve do të ndodhë gjatë periudhës së përgatitjes së projektligjit të ri.

Anëtarët e komisionit parlamentar për ndryshimin e ligjit për zgjedhje thanë se projektligji i ri do të jetë gati deri në mesin e muajit prill.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›