E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendtakim i industrisë filmike në rajon

Nga Express më 19 shtator 2011 në ora 18:49

PriFilmFest aranzhon nje forum dyditor të koproduksionit apo bashkëprodhimit, që synon të bëhet një vendtakim i rëndësishëm në regjion për producentët dhe regjisorët e vendeve fqinjë, ku shumë producentë të pavarur do ta vizitojnë Kosovën këtë vit. Ky forum do të pres filmbërës përveq nga Kosova, gjithashtu edhe nga Shqipëria, Serbia, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Të pranishmit në Forum do të vijnë nga kompani të ndryshme prestigjioze të koproduksionit për të sjellë ekspertizën evropiane dhe njohuritë e mundësive për bashkë-prodhime me Gjermaninë dhe Francën. Connecting Cottbus do të prezentojë programin e vet të ko-produksionit dhe përfaqësuesi i Festivalit të Filmit në Sarajevë do të prezentohet me storjen e suksesshme të Bosnjës. Gjithashtu, Drejtorët e fondacioneve të filmit në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni do të paraqesin gjendjen aktuale të kinematografisë dhe mundësitë në vendet e tyre.

“Përveç shitjes dhe marketingut të filmit, po vazhdojmë të hulumtojmë mundësitë e financimit dhe koproduksionit të projekteve filmike regjionale me vendet e zhvilluara europiane” u shpreh Shkumbi Istrefi, drejtor i PriFilmFORUM.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›