Venecia: Nuk duhet parë pas, të bëhet sa më parë reforma zgjedhore
Pas vizitës dy ditore në Tiranë, sekretari i Komisionit të Venecias, Thomas Markert, gjatë një conference për shtyp, ka deklaruar se është e nevojshme kryerja sa më parë e refomës zgjedhore. Sipas tij, duhet të krijohet sa më parë Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore, i cili do të nisë nga puna për ndryshimet në kod. Ai ka kërkuar nga parlamenti shqiptar të fillojë të punojë mbi opinionin e Komisionit Europian.
Jemi këtu të kontribojmë në refomrën zgjedhore të Shqipërisë. Jemi të mos shohim pas, por para. Do të nxjerrim një opinion në mes dhjetorit, por disa përfundime janë gati tani. E pari është nisja e punës dhe ngritja e një Komisioni Parlamentar për reformën zgjedhore. Çështjet janë të qarta, tani duhet që Parlamenti të fillojë të punojë mbi opinion. Me 16-17 do kemi një opinion më të qartë për të adresuar çështjet e OSBE/ODIHR. Jemi gati të punojmë me komisionin Parlamentar. Ne jemi për të ofruar këshilla dhe ekpertizën e duhur,- theksoi Markert.