E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata e Tiranës gjobit një tjetër deputet të PS-së për akuzat ndaj Albana Vokshit

Share

Pas Sajmir Tahirit, Gjykata e Tiranës ka gjobitur edhe një tjetër deputet të Partisë Socialiste, për akuzat ndaj deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Deputeti i gjobitur është Artan Gaçi. Sipas vendimit të gjykatës, Gaçi duhet ti paguajë si dëmshpërblim për akuzat, të cilët nga gjykata janë cilësuar shpifje, 20 milionë lekë të vjetra Albana Vokshit.

Gaçi kishte deklaruar se “bashkëshortit të ish-këshilltares së kryeministrit i janë kaluar kontrata për blerje nafte nga nëntoka shqiptare për 25- vjet”.

Sipas tij, “3 zonat naftëmbajtëse që i janë falur Albana Vokshit, kanë qenë prodhuese të naftës prej vitesh”. Gjykata këto akuza i ka cilësuar shpifje.

Një ditë më parë, Gjykata e Tiranës dënoi me një gjobë prej 33 milionë lekësh të vjetra deputetin Sajmir Tahiri, po për akuzat ndaj Albana Vokshit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›