E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tunizi, islamikët e moderuar fitojnë zgjedhjet

Rachid Ghanouchi

Zgjedhjet historike në Tunizi nga rezultati paraprak del se i ka fituar partia e moderuar islamike Ennahda. Zgjedhjet u mbajtën pas largimit nga pushteti i presidenti Zine la-Abidine Ben Ali në janar të këtij viti.

Drejtuesit e kësaj partia janë shprehur se do të formojnë një koalicion laik për formimin e qeverisë. Rachid Ghanouchi ka bërë të ditur se nuk po kërkohet krijimi i një shteti islamik.

Zëdhënësi i kësaj partia duke folur për rezultatet e para të procesit shprehet se qytetarët kanë votuat Ennahda-n pasi ka qenë opozitare me Ben Alinë dhe ka qenë pjesë e atyre përpjekjeve për demokraci në Tunizi.

Partia islamike e moderuar Ennahda, gjatë regjimit të Ben Aliut për 23 vite iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›