Venecia Riformatim i KQZ-se dhe ndryshim procedure gjyqesore
Komisioni i Venecias miraton opinionet e eksperteve te saj duke i propozuar Kuvendit te Shqiperise riformatimin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve. Ne sesionin e djeshem te Komisionit te Venecias eshte miratuar edhe menyra e ndryshimit te skemes se ankimimit. Vendimi eshte dhene ne prani te kryeparlamentares Jozefina Topalli dhe dy bashkekryetareve te komisionit te posacem te reformes zgjedhore deputetit te PD-se Ilir Rusmali dhe deputetit te PS-se Damian Gjiknuri. Fillimisht Rusmali ka paraqitur nje ekspoze ne lidhje me punen e bere mbi reformen zgjedhore si dhe per zbatimin e Kodit Zgjedhor gjate zgjedhjeve lokale te 8 majit. Opinioni i paraqitur eshte miratuar pa asnje problem nga ana e anetareve te sesionit te Komisionit te Venecias. Mesohet se opinionit i jane bere vetem disa ndryshime teknike jo thelbesore. Duke iu referuar Kodit te Praktikave te Mira ne eshtjet Zgjedhore ne raport theksohet se aty ku nuk ka nje tradite te gjate pavaresie te autoriteteve te administrates nga pushteti politik komisionet ne te gjitha nivelet duhet te jene te pavarura dhe te paanshme. Megjithese nuk ka nje formule te vetme te keshillueshme per perberjen e organit me te larte te administrimit te zgjedhjeve paanesia e anetareve te tij ne ushtrimin e funksioneve te tyre eshte e nje rendesie themelore dhe nje kusht i domosdoshem per zhvillimin e zgjedhjeve demokratike. Pavaresisht se si eshte strukturuar administrata zgjedhore eshte e rendesishme qe jo vetem te funksionoje ne menyre te paanshme por edhe te perceptohet nga publiku se po e ben nje gje te tille. Sipas eksperteve ka disa variante per te reduktuar polarizimin qe nga rritja e numrit te institucioneve qe emerojne anetare duke ftuar institucione te ndryshme publike qe te emerojne perfaqesuesit e tyre mes te cileve nje anetar i sistemit gjyqesor ose anetare te pavarur te shoqerise civile. Nje gje e tille vleresojne ekspertet mund te rriste efikasitetin e administrates zgjedhore dhe te kontribuonte ne arritjen e konsensusit. Komisioni jep sugjerime edhe per menyren e trajtimit te fleteve te votimit te hedhura ne kutine e gabuar.