E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, dialogu për vizat nis më 19 janar

Burime të Komisionit Evropian në Bruksel kanë konfirmuar se dialogu për liberalizim të vizave me Kosovën, do të filloj më 19 janar të vitit të ardhshëm.

Kjo datë i është propozuar ministrit të Brendshëm të Kosovës, Bajram Rexhepi, nga ana e Komisioneres për Çështje të Brendshme, Sesilia Malmstrom.

Komisioni Evropian në këtë mënyrë ka vlerësuar se autoritetet e Kosovës kanë bërë një përparim të kënaqshëm për nisjen e dialogut, por gjatë procesit do të identifikohen edhe kushtet e tjera, që Kosova duhet ti plotësoj për arritjen e synimit për liberalizim të vizave me Bashkimin Evropian.(rel)

Aktualisht, nga vendet e rajonit, vetëm Kosova nuk është e përfshirë në regjimin e udhëtimit pa viza për në zonën Shengen të BE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›