E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venecia, për herëtë parë njëgondoliere femër

VENECIA- Autoritetet në Venecia i kanë dhënë licencë të plotë gondolieres së parë femër në historinë e qytetit lagune. Nënë e dy fëmijëve, Giorgia Boscolo, 24 vjece, babai i së cilës ka qenë gjithashtu një gondolier, kaloi një vit të tërë duke iu nënshtruar testeve me shkrim dhe atyre praktike. Kështu Boscolo i bashkangjitet shoqërisë veneciane të gondoliereve ku të gjithë janë meshkuj dhe mund të shëtisë zyrtarisht turistët nëpër kanalet e ngushta të qytetit. Giorgia shpreson të ketë gondolen e saj përpara Bazilikës së Shën Markut. Zëvendes kryetari i bashkisë së Venecias, Sandro Simionato pranoi se ka patur një dominim të tepërt mashkullor mes 425 gondolierëve, që i shohin me shume xhelozi traditat dhe aftësite e tyre antike. Por edhe tani, Giorgia duhet të presë që ndonjë nga koleget e saj të marre pushim, për të patur mundësinë e shëtitjes së turistëve, një pune mjaft fitimprurese, duke patur parasysh se tarifat fillojnë nga 40 euro për njeëshetitje prej 20 min në gondolen 11 metra të gjatë.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›