Himara, pezullohet 1orë puna në komunate bashkitë minoritare
GJIROKASTER- Kreu i Partisë së Bashkimit për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule bën thirrje për organizim grevash në shenjë proteste për vrasjen e himarjotit Guma.
Nga Gjirokastra, kreu i PBDNJ-së deklaroi se “të gjitha njësitë e pushtetit vendor në jug të vendit, që administrohen nga përfaqësues të minoritetit grek, do të pezullojnë sot për një orë të gjithë aktivitetin administrativ, në nderim të kujtimit të të ndjerit Aristotel Guma, që humbi jetën tri ditë më parë në Himarë pas një aksidenti të qëllimshëm rrugor.
“Nga ora 10:00 deri në 11:00 të ditës së hënë, administrata lokale në jug të vendit që përfaqësohet nga PBDNJ-ja, do të pezullojë aktivitetin e saj me qëllim sensibilizimin e të gjitha strukturave kompetente për zbardhjen e shpejtë dhe të plotë të këtij krimi të paprecedent”, - pohoi Dule.
Ai shtoi më tej se “i kërkojmë qeverisë dhe organeve të drejtësisë, që në procesin delikat të zbardhet krimi monstruoz, si dhe të ristrukturojë urgjentisht komisariatin e Himarës. “Ministria e Brendshme të rikonstruktojë organet e rendit në Himarë, të cilat në vazhdimësi kanë manifestuar tolerancë të papranueshme ndaj elementëve me sjellje provokative ndaj identitetit, gjuhës dhe traditave të pjesëtarëve të minoritetit grek, që kanë pasur për pasojë incidentet të rënda dhe kriminale që kulmuan në zgjedhjet vendore 2000, 2003, 2007”.
(s.g/GSH/BalkanWeb)