E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venecia, përmbyten zonat e banuara për shkak të reshjeve

Të tjera rreth shkrimit /VIDEO Venecia është përmbytur si pasojë e shirave të rrëmbyer të ditëve të fundit.
Niveli i ujit është rritur pothuajse në të gjithë qytetin duke përmbytur dhe zonat e banuara.

Këto janë përmbytjet më të mëdha vitet e fundit, ndërkohë që 70 përqind e qendrës së Venecias është nën ujë.
Në disa vende niveli i ujit mbërriti në 1.5 metra.

Kjo nuk i ka penguar turistët që të vizitojnë qytetin romantik dhe veçanërisht sheshin e Shën Markut ku ndodhen monumentet më të mahnitshme të stilit gotik.
Qyteti i ndërtuar mbi ujë me ndërtesa shekullore me arkitekturë të vecantë tërheq vëmendjen e shumë vizitorëve nga e gjithë bota.

Ndërkohë qyteti po përgatitet për festimet e e Karnavaleve që fillojnë të shtunën dhe vazhdojnë deri në shkurt.
Por, si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave përgatitjet janë pezulluar.

Disa ekspertë thonë se Venecia po rrezikon të fundoset nga rritja e konsiderueshme e nivelit të ujrave.

(v.gj/shqiptarja.com)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›