E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi vogelushja i shpeton aksidentit

Videoja amatore e një vajze të vogël e cila i ka mbijetuar për mrekulli një aksidenti automobilistik është bërë një nga videot më të klikuara në internet. Pamjet tregojnë një automjet që përplaset me një kamion rreth 500 kilometra në lindje të Moskës.
Si pasojë e përplasjes, vajza e vogël e mbështjellë në batanijen e saj ka përfunduar nga automjeti në korsinë e kundërt, në mes të rrugës. Një kamion i madh që vinte drejt saj ka manovruar duke iu rrotulluar vajzës në mënyrë që mos ta shtypte. Kjo para se babai i saj të vraponte në rrugë për të marrë vogëlushen para se të vinte kamioni tjetër. Më pas dhe nëna e vogëlushes ka vrapuar në rrugë për të marrë sendet e tjera të fëmijës. Policia ka sqaruar se vajza një vjecare nuk ishte vendosur në sediljen e saj por thjesht ishte lënë shtrirë në sediljen prapa të automjetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›