E Shtunë, 31 Tetor 2026

Koreja e Veriut kercenon Do te zhvillojme teste te tjera berthamore

Koreja e Veriut ka ndërmend të zhvillojë një test bërthamor të nivelit të lartë duke pasur si objektiv Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përgjigja e Penianit pas përforcimit të sanskioneve nga ana e OKB-së për hedhjen e raketës në dhjetorin e kaluar, nuk ka vonuar.
Komisioni kombëtar i mbrojtjes, organi më i lartë institucional i vendit ka deklaruar se tashmë objektivi i raketave me rreze të gjerë do të jenë pikërisht armiku i përbetuar i vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kina e ka kundërshtuar këtë deklaratë duke u vendosur kundër zhvillimit të arsenalit bërthamor dhe armëve të tjera të shkatërrimit në masë nga ana e Koresë së veriut.
Vetëm dy ditë më parë këshilli i sigurisë i kombeve të bashkuara aprovoi në unanimitet një rezolutë që zgjat edhe më shumë listën e organizatave qeveritare koreanoveriore, subjekt të sanksioneve, duke përfshirë këtu dhe agjencinë hapësinore

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›