Venecia, pushteti totalitar dhe kapitalizmi pa rregulla dominojnë filmat e ditës së parafundit

VENECIA, 12 shtator/ ATSH/ Pushteti totalitar dhe kapitalizmi pa rregulla, që shtyp dhe çon në kompromise me “djallin”, kanë qenë ndër temat që kanë dominuar një pjesë të filmave të shfaqur në ditën e parafundit të edicionit të 83-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecia.
Sipas agjencisë italiane ANSA, temat e pushtetit dhe shtypjes janë shfaqur në disa prej filmave në konkurrim, përfshirë dy titujt e fundit të përzgjedhjes, si edhe në filma jashtë konkurrimit.
Në një tjetër linjë, festivali ka sjellë edhe një projekt më personal të aktorit dhe regjisorit Russell Crowe, What Love Builds, i cilësuar si një autoportret dhe rrëfim mbi mënyrën se si muzika dhe aktrimi janë ndërthurur gjatë jetës së tij.
Crowe, fitues i çmimit Oscar, eksploron në film marrëdhënien e tij me muzikën dhe interpretimin, duke e vendosur krijimtarinë artistike në qendër të rrëfimit personal.
Dita e parafundit e edicionit të 83-të të Mostrës së Venecias ka sjellë kështu një ndërthurje mes temave të forta politike e shoqërore dhe rrëfimeve personale të figurave të njohura të kinemasë.