E Diel, 1 Nëntor 2026

Stuhi shiu dhe ere në Elbasan, përmbytje në disa rrugë të qytetit

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Qyteti i Elbasanit u përfshi pasditen e sotme nga reshje shiu me intensitet të lartë.

Brenda një kohe të shkurtër prej 30 minutash janë regjistruar rreth 60 mm reshje, një intensitet i lartë dhe i pazakontë.

Strukturat e emergjencave të bashkisë, shërbimi zjarrfikës dhe ekipet në terren po monitorojnë situatën duke ndërhyrë në çdo problematikë të krijuar.

Në disa rrugë ka pasur prani të rrëmbyeshme të ujit dhe po ashtu rrëzime pemësh për shkak të erës së fortë.

Bashkia Elbasan u bën thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë reshjeve intensive dhe të mos rrezikojnë në zonat ku mund të ketë grumbullim uji apo problematika të tjera.

Strukturat e Bashkisë janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të krijuar dhe ftojnë qytetarët që për çdo problem apo situatë emergjente, të telefonojnë në numrin 128.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›