E Diel, 1 Nëntor 2026

Indonezi, rihapen hotelet që u sulmuan me bomba

Në Indonezi janë rihapur hotelet të cilat u goditën në fillim të këtij muaji nga disa shpërthime me bomba. Drejtuesit kanë rinisur punën pas rikonstruksionit të hoteleve, mundësuar brenda pak ditësh. Nga shpërthimi pranë hoteleve humbën jetën të paktën 9 persona dhe shumë të tjerë u plagosën. Dy shpërthim simultane ndodhën në dy prej hoteleve më luksoze dhe më të mëdha të kryeqytetit indonezian, Jakarta, në hotelin Marriot dhe Ritz-Carlton. 6 prej viktimave humbën jetën në hotelin Mariot ndërsa viktimat e tjera u regjistruan në hotelin Ritz Carlton. Ndër viktimat shumica ishin shtetas të huaj. Numri i të plagosurve i kaloi 50. Dy hotelet, Ritz Carlton dhe Marriot, ndodhen në qendër të zonës tregëtarë të qytetit. Indonezia në të kaluarën është goditur nga një sërë sulmesh me bomba nga grupe të lidhura me Al Kaedën , përfshirë edhe shpërthimin e vitit 2002 në një klub nate në ishullin Bali kur u vranë rreth 200 vetë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›