E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venezuela voton për presidentin

Në Venezuelë po zhvillohen zgjedhjet presidenciale.

Presidenti Hugo Chavez, i cili mban pushtetin nga viti 1999, po sfidohet nga ish-guvernatori i Mirandas, Henrique Capriles.

Sondazhet e opinionit sugjerojnë se Chavezi është favorit për të fituar, por mbështetësit e Capriles thonë se fitorja e befasishme e kandidatit të tyre nuk mund të përjashtohet.

Chavezi, aleat i qeverive të Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit, ka qenë në pushtet më gjatë se çdo president tjetër i zgjedhur në Amerikën Latine.

Ish-oficeri ushtarak thotë se po drejton Venezuelën drejt socializmit.

Grupet për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar atë për masa represive, që kanë në shënjestër kritikët e sundimit të tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›