E Shtunë, 31 Tetor 2026

Conte si Sir Alex Ferguson

Antonio Conte mund të nënshkruajë kontratë të re afatgjate me Juventusin duke marr rol të ngjashëm me atë të Sir Alex Fergusonit në Manchester United.

Conte fitoi Scudetton në sezonin e tij të parë në drejtim të skuadrës. Kurse, sipas të përditshmes sportive italiane Gazzetta dello Sport, Juventus do ti ofrojë atij marrëveshje të re trevjeçare mbi atë aktualen dhe në rast të vazhdimit ai do të jetë i lidhur me gjigantin torinez deri në qershor 2018.

Përveç drejtimit të skuadrës, Conte do të ishte i angazhuar në strategjinë e përforcimeve duke bashkëpunuar ngushtë me drejtorët, njësoj sikurse Ferguson në Old Trafford.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›