Kryeministri Berisha flet në samitin e OKB-së

Kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje qeverive të vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të njohin pavarësinë e Kosovës, e cila është shndërruar në një faktor të rëndësishëm paqeje dhe stabiliteti në rajonin e Ballkanit dhe Europës Juglindore.
Kreu i Qeverisë shqiptare i'u drejtua me një fjalë punimeve të Sesionit të 64 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku ndal në situatën në rajonin e Ballkanit, veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
"Vendet e rajonit tonë janë të angazhuara në një proces bashkëpunimi të gjithanshëm. Vitin e kaluar Shqipëria dhe Kroacia u anëtarësuan në NATO", tha Kryeministri Berisha.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, sipas Kryeministrit Berisha, "janë ulur ndjeshëm tensionet ndëretnike, janë ndërprerë largimet e serbëve nga Kosova dhe tani ka filluar kthimi i shumë familjeve serbe në Kosovë".
Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha shprehu angazhimin Shqipërisë për të ndihmuar Kosovën në projektet e saj për kthimin e të larguarve.
"BE ka dërguar misionin EULEKS, i cili po bën një punë të shkëlqyer në vendosjen e standardeve më të mira europiane në Kosovë. Gjithashtu, KFOR-i po luan një rol shumë pozitiv dhe fakti që misioni i tij po reduktohet është dëshmi e qartë e stabilitetit në Kosovë", tha Kryeministri Berisha.
Sipas tij , "63 vende anëtare të OKB-së e kanë njohur Kosovën dhe ajo është bërë anëtare e FMN-së dhe Bankës Botërore, por Kosova nuk ka marrë ende vendin që meriton në gjirin e kombeve sovrane në këtë organizatë prestigjioze".
Të gjitha vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, sipas Kryeministrit Berisha e kanë bërë këtë "para së gjithash sepse janë bindur se pavarësia e Kosovës dhe njohja e saj ndërkombëtare përbëjnë një kontribut madhor për paqen dhe stabilitetin në rajon".
Në këtë drejtim, Kryeministri Berisha i bëri thirrje të gjitha qeverive të vendeve anëtare të OKB-së të vlerësojnë këtë realitet që ekziston në rajonin tonë Ballkanik dhe mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës, pasi ky do të ishte një kontribut i çmuar në sigurimin paqes dhe sigurisë në rajon".