Venezuelë, Chavez në gjendje të rëndë shëndetësore

Duket se është kritike gjendja shëndetësore e presidentit venezuelian Hugo Chavez, i cili është shtruar në fillim të qershorit në një spital në Kubë.
Sipas mediave spanjolle, duke iu referuar burimeve të mirëinformuara nga inteligjenca venezueliane, bën të ditur se gjendja e presidentit është kritike.
Ndërkohë sipas lajmeve të pakonfirmuara që qarkullojnë prej ditësh në Venezuelë, Chavez vuan nga një tumor i rëndë për të cilin tashmë ka kryer një operacion.
Ditët e kaluara në Kubë u shpërnda një foto ku tregohej Chavez me veshje sportive mes Fidel dhe Raul Castro-s.