Devoll, burri plagos gruan, nuk dihen arsyet

Krimi brenda familjes ka çuar në prag të vdekjes një grua nga Devolli. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të shtunës në zonen e Devollit, kur burri ka plagosur thikë bashkëshorten e tij.
Gruaja Myrtebeh Braho, 70-vjeçe ka marrë plagë të rënda nga bashkëshorti Skender Braho.
70-vjeçarja, aktualisht ndodhet në gjendje tepër të rëndë shëndetësore në spitalin e Bilishtit. Policia që ka shkuar në vendngjarje ka nisur hetimet dhe po punon për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.