Venezuele ne 14 prill do te votohet per te zgjedhur presidentin e ri

14 prill do të jetë data kur në Venezuelë do të votohet për presidentin e ri të vendit pas vdekjes së Chavez. Gjithësesi analistët mendojnë se ky proces zgjedhor është vetëm një formalitet pasi është pothuajse e sigurtë që do të jetë Nikolas Maduro ai që do të udhëheqë vendin.
Venezuela po përgatitet që të shkojë drejt kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Data e zgjedhjeve ëshët vendosur 14 prilli por gjithësesi ky proces konsiderohet si një formalitet pasi është pothuajse e sigurtë që president do të zgjidhet Nikolas Maduro. Opozita nga ana e saj vazhdon të kundërshtojë emërimin e Maduros si president në detyrë duke e cilësur këtë vendim si një shkelje të kushtetutës. Në të njëjtën kohë kundërshtohet dhe vendimi i tij për të bërë fushatë elektorale. Enrike Kapriles, avokati 40 vjecar që drejton shtetin e Mirandas dhe që humbi zgjedhjet ndaj Chavez në tetor, është kandidati i përbashkët i opozitës në vend, që kanë menduar dhe idenë e bojkotit. Por gjithësesi Kapriles nuk e ka pranuar ende formalisht kandidaturën.