E Shtunë, 31 Tetor 2026

Venger Arsenal ne raundin e 16-te te Liges

Humbja me Bragen nuk e ka dekurajuar teknikun e Arsenal Arsene Venger. Francezi eshte i bindur se londinezet mund te kualifikohen ne raundin e 16 me te mireve ne Ligen e Kampioneve. Venger insiston se ai ka besim ne skuadren e tij dhe se Arsenal do te tregohet i afte te qendroje ne loje dhe te siguroje kualifikimin.

Ne kemi nje ndeshje ne shtyp per te luajtur dhe keshtu qe kemi nje mundesi per tu kualifikuar. Edhe me nje barazim ne gjithashtu mund te kualifikohemi. Ne fakt ne duhet te ishim kualifikuar tashme por jam i sigurte se do ta bejme u shpreh Venger.

Tekniku i Arsenal gjithashtu i ka kushtuar vemendje edhe sfides ne Premier Lige kunder Aston Villa ku ai do te gjeje perballe mikun e tij Gerrard Hullier. Venger eshte shprehur i cuditur nga rikthimi ne pankine i Hullier i cili la postin drejtues ne Federaten franceze te Futbollit per tu ulur ne pankinen e Aston Villa.

Kjo ndeshje do ta perballe Venger edhe me nje prej ish-lojtareve te tij Robert Pires per te cilin Venger beson se mund te jape akoma shume pavaresisht se tashme eshte ne moshen 37 vjecare.

Eno Skarco

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›