E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan opozita rinis protestat. Rama Koha per nje model te ri qeverisjeje

Opozita ka nisur protestat e paralajmeruara fillimisht me Elbasanin. Lideri socialist Edi Rama gjate fjales se tij ne prani te mbeshtetesve ka deklaruar se tashme ka ardhur koha per nje model te ri qeverises. Kjo sipas tij mund te arrihet vetem nese do te kete nje transparence te zgjedhjeve te 28 qershorit.

Kryesocialisti ka akuzuar nderkohe qeverine per krizen ekonomike qe ka perfshire vendin per rritjen e cmimit te ushqimeve energjise si dhe rritjen e numrit te te papuneve i cila shkon ne 1 milion sipas Rames ne vendin tone.

Te pranishem ne kete protesten e se majtes kane qene dhe kreu i grupit kuvendor te PS Gramoz Ruci deputetja Valentina Leskaj Spartak Ngjela i PLD-se. Nderkohe protestat do te vazhdojne ne mbare vendin ne javet ne vazhdim.

Besim Dybeli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›