Robinjo: Do të behëm lideri i Mançester Sitit
Mançester - Braziliani Robinjo deklaron se do të qëndrojë gjatë tek skuadra e Mançester Sitit, duke hedhur poshtë të gjithë zërat që flasin për një largim të tij. Deklarata e sulmuesit brazilian erdhi pas golit të djeshëm të shënuar kundër Uest Bromit.
“Kontrata ime me Mançesterin skadon pas katër vitesh, dhe dëshiroj të qëndroj gjatë tek kjo skuadër. Askush nga drejtuesit e klubit nuk dëshiron që unë të largohem. Dua të bëhem lider i Mançester Sitit, dhe shumë shpejt do të fillojme të fitojmë edhe trofe", deklaron Robinjo.