E Diel, 1 Nëntor 2026

Vengu: FA në gatishmëri të plotë për të ndihmuar banorët në zonat e prekura nga reshjet

TIRANË, 18 nëntor/ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi sot se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri maksimale për të ofruar ndihmën e nevojshme në zonat e prekura nga reshjet e dendura që kanë përfshirë vendin.

Nga Thethi në veri, deri në Finiq në jug, duke përfshirë Lezhën, Milotin, Mamurrasin dhe Thumanën, forcat e mbrojtjes po monitorojnë me kujdes situatën dhe janë të angazhuara për të ndërhyrë menjëherë për ndihmën e strukturave civile dhe banorëve.

“Jemi të angazhuar për të mbështetur të gjithë qytetarët që kanë nevojë për ndihmën tonë. Kudo që situata kërkon ndërhyrje, Forcat e Armatosura janë të pranishme dhe do të qëndrojnë në terren deri në momentin e fundit për të siguruar mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve”, u shpreh Vengu, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të ngushtë me autoritetet lokale dhe strukturat e emergjencave.

Për shkak të reshjeve të dendura, disa zona të vendit po përballen me vështirësi të mëdha, përfshirë daljen nga shtrati të lumenjve, rrëshqitje dherash dhe bllokime të rrugëve.
Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa operacione shpëtimi dhe pastrimi, duke ndihmuar banorët dhe duke kontribuar në rikthimin e sigurisë dhe normalitetit.

1 nga 10

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›