Vengu: Partneriteti me SHBA, forcon kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale e globale

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka publikuar sot pamjet nga demonstrim i qitjes në kushte simulimi nga një skuadër e specializuar, si dhe një ekspozim statik i armatimit, pajisjeve dhe mjeteve të përdorura nga Batalioni i Këmbësorisë së Lehtë (BKL).
Në kuadër të vizitës së përfaqësuesve të Kongresit amerikan, Qendrën Stërvitore të Forcës Tokësore, Vengu shkruan se, “Forcimi i sigurisë kombëtare është i lidhur kryesisht me trajnimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin me aleatët tanë strategjikë.”
Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan ministri, është një partneritet që forcon jo vetëm mbrojtjen tonë, por edhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe globale.
“Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes donacioneve në armatim dhe pajisje, është një gur themeli për modernizimin dhe fuqizimin e kapaciteteve tona operacionale. Ky partneritet forcon jo vetëm mbrojtjen tonë, por edhe kontributin e Shqipërisë në sigurinë rajonale dhe globale.”
/rtsh.al/